FOTO/La pas një fëmijë 18 muajsh, kjo është viktima e aksidentit në Memaliaj, burri në luftë me vdekjen

0
195


Personat që shihni në foton e mësipërme është çifti, i cili u aksidentua me automjetin tip “Ford” këtë të dielë rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”.

40-vjeçarja Dhoksi Mango, e cila ndodhej pasagjere në mjet, mbeti e vdekur në vend, ndërsa bashkëshorti i saj, Ledian Ibrahimi, mbeti i plagosur në gjendje të rëndë dhe ndodhet në spitalin e Gjirokastrës në luftë me jetën.

Viktima Dhoksi Mango ishte punonjëse në gjendjen civile të njësisë administrative Petran në Përmet. Çifti është bërë prej një vitit e gjysëm prindër, pas shumë përpjekjesh për të patur një fëmijë

Dhoksi Mango, trupi i të cilës ështël dërguar në morgun e Tepelenls, la pas një fëmijë 18 muajsh.

Kujtojmë se automjeti tip “Ford” me të cilin udhëtonte çifti, u përplas “kokë më kokë” me automjetin me drejtues shtetasin A. M.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë rrëshqitja e mjetit Ford në rrugë për shkak të lagështisë, ku drejtuesi e ka patur të mvështirë manovrimin. Po ashtu, mbeti i plagosur dhe shoferi tjetër, shtetasi A.M.

Policia po punon për të vlerësuar dëmet dhe zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

La pas një fëmijë 18 muajsh, kjo është viktima e