“Mirdita shef Gazi…”. Keqardhje për ata shokë e miq që të detyruar nesër do ta përshëndesin me…

0
267

Nga Harris Murana
Pavarësisht “pjesës” së PD-së që zgjodha ti përkas, po ashtu me bindje, dëshirë e në shënjë respekti zgjodha të mos përfshihem në debatet me fjalor vulgu që “shpërthyen” mes nesh…

Gjithsesi mjaftonte përkatësia që dhe unë të mbaja mbi shpinë baltën e vulgut, ndjeva dhimbje e gjithsesi kurrë nuk u gjegja me të njëjtën monedhë, nuk anatemova dhe as nuk ngula gozhdë në kryqin e liderit historik, frikë aspak, por respekt të pamatë për miq e shokë më të cilët kisha ndarë kafshatën e sakrificat e pafundme…

Nesër një nga anatemuesit më të mëdhenj, akuzuesit më të fortë dhe sharësit më të paskrupullt ndaj po atij lideri historik por dhe pasuesve apo shpurës që e ndiqte (siç i cilësonte asokohe) ka lajmëruar mbledhje të përbashkët grupi parlamentar tek selia e PD.

Ndjej keqardhje për ata shokë e miq që të detyruar do ta përshëndesin me togfjalëshin ;

– mirdita shef Gazi.