Plas në PS/ Rama sulmon Veliajn: E ke bërë partinë si OJF

0
260

Lajmet e para që rrejdhin nga asambleja me dyer të mbyllura e PS, flasin për kritika të forta të kryeministrit ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

Shkak për goditjen e Erion Veliaj është bërë analiza e punës në qarkun e Tiranës i cili kryesohet nga Veliaj.

Në këtë kuadër, ministrja e shëndetësisë, Albana Koçiu, e ngarkuar me mbikqyrjen e Rogozhinës dhe Kavajës ka bërë një raport kritik për mbarëvajtjen e punëse dhe mosfunksionimin e organizatës në këto qytete.

Viktima e parë duket se ka qenë deputeti i zonës, Etien Xhafaj, i cili njihet si një nga mbështetësit e fortë të Veliajt.

Një burim brenda mbledhjes, ka treguar se menjëherë pas vërejtjeve të ministres së shëndetësisë, e cila dyshohet se nuk ka folur me kokën e saj, e ka rimarë fjalën kryeministri që ka goditur Etien Xhafajn.

Sikur të mos mjaftonte kjo, Rama i është drejtuar Veliajt me fjalët: “Ç’janë këto mbledhje kot që bën, je bërë si OJF” duke iu referuar organizimit të keq të punës.