BallinaKryesoreAmnistia tek Komisioni i Sigurisë, amendamenti i PD përfshin të dënuarit dhe...

Amnistia tek Komisioni i Sigurisë, amendamenti i PD përfshin të dënuarit dhe të proceduarit gjatë protestave qytetare dhe të thirrura nga PD

spot_img
spot_img

artia Demokratike paraqiti sot në Komisionin e Sigurisë amendamentin për amnistinë e të dënuarve dhe të proceduarve gjatë protestave rë organizuara prej saj. Deputeti Enkelejd Alibeaj, teksa e prezantoi para deputetëve, vuri theksin tek disa protesta të thirrura nga PD, por edhe protesta qytetare për shembjen e Teatrit Kombëtar, protestat e zonës së Astirit, protestat e qytetarëve për mbrojtjen e banesave të tyre në Bregun e Lumit apo edhe të Shkozës, apo edhe protestat e studentëve. Por edhe për protestat qytetare në rastin e vrasjes policore të Klodian Rashës.

Pjesë nga fjala e Enkelejd Alibeaj në Komisionin e Sigurisë:

Amendamenti i paraqitur nga unë në fakt është i strukturuar në tre nene.
Neni i parë i referohet projektligjit të amnistisë, pikërisht nenit tre të projektligjit, pika 1 ku u kërkoj të shtohet edhe shkronja ë me përmbajtjen si vijon:
Shkronja ë, personat e dënuar për vepra penale parashikuar nga nenet 150,151, 235, 236, 237 dhe 282 të Kodit Penal, të kryera gjatë tubimeve ose protestave të organizuara në periudhën 1 tetor 2018, deri 31 dhjetor 2020.
Neni 2 i amendamentit tim, synon që në nenin 4, pika 1, shkronja k, të projektligjit, të hiqet numri 237, që në fakt është një distim i dispozitave penale dhe aty është përfshirë dhe neni 237 i Kodit Penal dhe për këtë arsye kërkoj që të hiqet. Pra ti jepet mundësia e përfitimit të amnistisë dhe të atyre personave që janë proceduar për këtë dispozitë.

Neni 3 i amendamentit synon që në nenin 6 të projektligjit të shtohet dhe një nen, neni 6/1 me këtë përmbajtje:
Neni 6/1 dhënia e amnistisë për veprat penale për protestuesit. Përjashtohen nga ndjekja penale dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose që janë në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera gjatë tubimeve apo protestave të organizuara në periudhën 1 tetor 2018, deri 31 dhjetor 2020, të parashikuara nga nenet 150,151, 235, 236, 237 dhe 282 të Kodit Penal.
Pra kjo është përmbajtja e amendamentit dhe siç e shihin bëhet fjalë për një grup dispozitash penale, të cilat iu referohen veprave penale të cilat kanë lidhje në thelbin e tyre me organizimin e tubimeve dhe protestave.
Bëhet fjalë për tubime apo protesta politike të organizuara nga PD dhe aleatët e saj, por edhe nga tubime apo protesta qytetare të organizuara gjatë kësaj periudhe. Bëhet fjalë për protestat e organizuara nga qytetarët në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar, protestat e zonës së Astirit, protestat e qytetarëve për mbrojtjen e banesave të tyre në Bregun e Lumit apo edhe të Shkozës, apo edhe protestat e studentëve. Por edhe për protestat qytetare në rastin e vrasjes policore të Klodian Rashës.
Po bëj dhe një sqarim të fundit. Ky është një vlerësim të cilin PD e ka bërë për shkak edhe të përgjegjësisë politike që ka mbajtur dhe duhet të mbajë çdo formacion politik në lidhje me organizimin e protestave. Një gjë është përgjegjësia politike e jona, një gjë është përgjegjësia juridike e penale të individëve që i përgjigjen thirrjes për këto protestave të cilat do të duhen ndarë. Dhe unë do ta bëj të qartë që: po përgjegjësia politike është e jona, por edhe përgjegjësia juridike duhet të mbetet po e jona për ta çuar deri në fund mbrojtjen që u kemi ofruar këtyre qytetarëve. Duha ta bëj të qartë se këtu nuk jemi për të bërë pazar, por unë e kuptoj që qeveria, ministria e drejtësisë janë nisur me qëllimin për të bërë një amnisti. E kuptoj fare mirë çështjen e mbipopullimit. Një nga motivet për ta miratuar është lehtësimi, ulja e numrit, që kushtet e trajtimit të jenë më komode. Te jete e qartë për këdo, mbi atë qëndrim të qeverisë kemi sjellë atë amendament. Nuk jemi për të bërë shtime, rritje, pa sensin logjik dhe pa atë sens që do duhet të mishërohet ligji. Parlamenti do duhet të jetë shumë i kujdesshëm në miratimin për ligjin e amnistisë penale.
Akti me të cilin kërkohet falja e këtyre njerëzve të dënuar, ta marrin si një akt mëshire, jo si një akt për t’ia hedhur drejtësisë. Ky është kriteri që duhet të mbizotërojë. Ne, Partia Demokratike në mënyrë empirike, kemi identifikuar këto dispozita që iu listova.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular