BallinaPolitikeBerisha: Rama si Enveri, sulmoi Erion Veliajn!

Berisha: Rama si Enveri, sulmoi Erion Veliajn!


Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se njësoj si diktatori gjakatar Enver Hoxha përdori të njëjtat metoda si ky i fundit në plenumet e linçimit ndaj bashkëpunëtorëve të tij.

Berisha: Tjetër ishte asambleja, për asamblejistë Edi Rama përdori  në mënyrë identike metodat e Enver Hoxhës ndaj armiqve të brendshëm.

Për asamblejistë Edi Rama vendosi kontrollin e plotë dhe total në sallë, saqë edhe për nevoja personale, Gramozi u detyrua ti dërgonte dy letra për ti marrë leje.

I tillë ishte terrori që vendosi.

Për asamblejistë përdori ato metoda që diktatori Hoxha përdorte në plenumet e linçimit.

Ju vërsul Erion Veliajt, jo se ke ngrënë dardha të prishura, por se je bërë një hiç, në një OJF.

Këtu para jush kam denoncuar aktet se si bashkia e Tiranës, gumëzhin nga mëngjesi në darkë kundër Edi Ramës. Por gumëzhitja ka arritur edhe në Surrel, prandaj dhe u kthye sot në sallën e plenumit të asamblesë.

Terrorit nuk i shpëtoi as Olta Xhaçka dhe të tjerë indirekt.

Miqtë e mi!

Edi Rama sot ju tha asamblejistëve se jeni të kontrolluar prej tij në çdo hap, akt. Ti zonja Xhaçka e ke harruar Facebook, nuk na bën më as like. Imagjinoni ju diktatorin se si ua kontrollon, Tik Tokun, Instagram, Facebook.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular