Djali i Fatbardha Palit, 47-vjeçares që vrau veten në Pirgos të Greqisë një javë më parë, ka përgënjeshtruar fjalët e fundit të nënës së tij.
Pak para se ti jepte fund jetës duke u vetëvarur me litar, 47-vjeçarja bëri një postim të gjatë në Facebook, ku shpjegonte se tradhtia e bashkëshortit dhe dhuna që ai kishte ushtruar ndaj saj ishin arsyet që e çuan drejt aktit ekstrem.
Në letrën e saj, Fatbardha pretendonte se burri e tradhtonte me kunatën dhe me gruan e kushëririt. Por djali i saj Xhulio thotë se pretendimet e nënës së ndjerë janë të pavërteta. Në një intervistë për RTSH, djali i Fatbardhës thotë se nuk është e vërtetë që babai tradhtonte nënën e ndjerë.
Ai thotë se ka qenë Fatbardha ajo që e ka tradhtuar babanë e tij dhe se e ëma donte që ta kthente Xhulion kundër babait të vetë dhe fisit nga ana e babait.
Xhulio tha se prindërit e tij kishin 9 muaj që nuk jetonin bashkë. Djali i të ndjerës mohon kategorikisht që babai i tij të ketë patur marrëdhënie me nusen e xhaxhait dhe nusen e kushëririt, siç Fatbardha pretendon në letër.
Sa kohë kanë mami me babi që kanë jetuar të ndarë?
Prej 9 muajsh babai u largua nga shpia dhe ndejta me mamanë dhe nusen.
Pra, ata nuk kanë qenë të ndarë ligjërsht, faktikisht nuk jetonin së bashku?
Kur vajta unë në Greqi, mamaja ime iku në ishull të punojë për sezon me një kushërirën e babit e cila i tha: hajde puno këtej. Dhe iku të punonte me të.
Ajo e kishte specifikuar edhe vetë në letër që kishte kryer një tradhti, por shprehej se këtë gjë e kishte bërë për t’u hakmarrë. A ishte e vërtetë kjo?
Ishte më e rëndë se sa e kishte lënë në letër, ajo tradhtia. Këtë e mora vesh para dy ditësh. Më tha babi pas ngjarjes, më dha dhe faktet dhe kjo mua më bën që ato që ka lënë mami im, që ka shkruar për babin dhe nusen e xhaxhit dhe kushëririt që nuk janë të vërteta.
Për çfarë arsye ishin ndarë prindërit?
Ngaqë mamaja e kishte tradhëtuar me dikë, me një që kishte lidhje pune. Punonin bashkë. Kam punuar dhe unë me atë person.
Babai e kishte zbuluar tradhëtinë. Të tha pse nuk të kishte thënë më herët?
Para se të ndodhte kjo ngjarje nuk më ka treguar asgjë. Vetëm kujdesej për të, se unë nuk jam mirë.
Pse mendon se në letër mamaja akuzonte Mirën dhe Lonën?
Sepse ndoshta ka pasur shpresë se mos ato kanë pasur në dorë diçka për t’i bashkuar. Por ato s’kanë pasur diçka në dorë. Kur mora vesh tradhtinë, mënyra si ishte bërë, normal që s’do e pranonte babai aq kollaj të rikthehej.
Një detaj tjetër që mamaja përmend në letër, janë dhe lekët në bankë. Kush nga dy prindërit ka kërkuar të divorcohej?
Nuk kanë qenë në proces divorci. Ka qenë ndarje jo juridike.
Për çfarë lekësh e ka pasur fjalën mamaja kur tha që babi ka tërhequr të gjitha lekët nga banka?
Ndoshta mund ta ketë thënë, që kur të kryente këtë aktin, të më kthente kundra babait.
Për çfarë lekësh e ka fjalën mami kur shprehet se lekët ja morën Mira dhe Lona se morën vesh që unë do bëja divorcin?
Mamaja nuk donte të ndahej, por të ktheheshe.
Familja nga ana e mamit kishte informacion që dy prindërit po ndaheshin?
Jo.