BallinaAktualitet“Të hidhesh nga kati i 4 për atë plehrë…”- Daja i 27-vjeçares...

“Të hidhesh nga kati i 4 për atë plehrë…”- Daja i 27-vjeçares tregon bisedën e fundit me mbesën: Më tha o daj do iki! Ja kë person akuzoj për ngjarjen

Daja i 27-vjeçares, gruas së re e cila pas publikimit të fotos intime u hodh nga kati i katërt i pallatit thotë se mbesa e tij ka qenë e martuar në Kosova, madje ka pasur edhe një vajzë të vogël.

Për mediat, ai u shpreh se nuk ka pasur asnjë informacion se çfarë lidhje kishte mbesa e tij me 39-vjeçarin e arrestuar nga policia, ndërsa shprehet se e reja nuk ka pasur probleme me bashkëshortin, por vetëm debate te vogla familjare.

“Mbesa ime ka jetuar në Kosove ka një vajzë të vogël dy vjeçe. Nuk ka pasur probleme me burrin, vetëm disa probleme të vogla familjare.

Nuk kam informacion se çfarë lidhje ka pasur me 39 vjecarin. Nuk di çfarë të them. Kemi qeshur kemi luajtur. Kam ardhur i kam parë gocat, kemi qarë hallet familjare.

Unë akuzoj personin në fjalë që është arrestuar, sepse 100% ai është. Nuk di çfarë të them”, ka thene ai.

I pyetur se kur ka kontaktuar me mbesën për herë të fundit, ai u shpreh: “Ditën e enjte e kam parë për herë të fundit. Kemi dalë, kemi pirë kafe. Nuk ka shfaqur asnjë shenjë. Vetëm thjesht  me tha: O dajë do iki prapë në Kosove. I kam thënë mirë, shko.

Është e martuar. Ka vajzën dy vjeçe. I shoqi ka ardhur dje. Të hidhesh nga kati i katër për atë plehrë jam i tronditur ”, tha daja i te ndjerës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular