BallinaAktualitetDebati me Altin Dumanin, Alibeaj: Grupet Parlamentare kanë krijuar raporte tensioni me...

Debati me Altin Dumanin, Alibeaj: Grupet Parlamentare kanë krijuar raporte tensioni me SPAK, vetëm PD e mbështet

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka folur në lidhje me raportimin e Altin Dumanit në Komisionin e Ligjeve dhe gjithashtu ka komentuar debatin e zhvilluar nga kreu i SPAK dhe deputetët e Kuvendit.

Alibeaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, u shpreh se nga debati kishte vërejtur se grupet Parlamentare të PS, Foltores dhe PL kanë krijuar raporte tensioni me SPAK, ndërsa theksoi se vetëm PD e mbështet.

“Ajo se çfarë vura re në debatin e panatyrshëm në Komisionin e Ligjeve është se grupet Parlamentare të PS, Foltores dhe PL kanë krijuar raporte tensioni me SPAK. I vetmi grupim që është në mbështetje të SPAK është Partia Demokratike”, tha ai.

Alibeaj tha se institucionet e pavarura të drejtësisë vijnë të raportojnë për gjendjen e kriminalitetit, por jo që të japin llogari.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular