BallinaSocialeWIZZ AIR vazhdon të rritet, dy pozicione me lart në renditjen botërore...

WIZZ AIR vazhdon të rritet, dy pozicione me lart në renditjen botërore të ndikimit mjedisor

spot_img
spot_img

  • Vlerësimi me pikën “B” bazuar në performancën dhe përfshirjen e Wizz Air në çështjet e ndryshimeve klimatike në 2023
  • Vlerësimet më të larta për Kategoritë 1 dhe 2 të emetimeve, nismat  për reduktimin e emetimeve si dhe për dy kategori të tjera
  • Një dëshmi e qartë e përkushtimit të vazhdueshëm të Wizz Air në strategjinë e reduktimit të nivele të karbonit

Tiranë, 8 Shkurt 2024: Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në Shqipëri si dhe linja më e qëndrueshme mjedisore në nivel botëror[1], u vlerësua me rezultatin “B” në renditjen e çështjeve klimatike për vitin 2023 nga Organizata Botërore Jofitimprurëse e Kërkimeve Mjedisore CDP. Ky rezultat tregon një përmirësim prej dy nivelesh, krahasuar me vitin 2022, ku Wizz Air renditej me pikën “D”.

Marrja e pikës “B” në renditjen e CDP-së do të thotë se Wizz Air po ndërmerr hapa të rëndësishëm rreth çështjeve klimatike. CDP gjithashtu e ka vlerësuar linjën ajrore me pikët më të larta në kategoritë 1 dhe 2 të emetimeve, nismat për reduktimet e emetimeve, produktet me nivele të ulëta karboni, proceset e menaxhimit të rreziqeve, si dhe për administrimin e mirë.

Wizz Air jo vetëm operon me emetimet më të ulta të karbonit për pasagjer/km krahasuar me linjat e tjera ajrore konkurruese[2], por ështe gjithashtu e përkushtuar në reduktimin e mëtejshëm të niveleve të CO2 duke e çuar në 25% deri në vitin 2030[3]. Në vitin 2023, kompania arriti rezultatin e saj rekord të niveleve të ulta të karbonit, 51.5 gram për pasagjer/km, një zbritje prej 6.8% krahasuar me vitin 2022. Disa nga elementet kryesore të strategjisë së qëndrueshmërisë mjedisore të Wizz Air janë: rinovimi i flotës së avionëve, nismat e efikasitetit operacional si dhe investimet e ndryshme në karburantin e qëndrueshëm të avionëve. Wizz Air punon ngushtë me industritë partnere dhe palët e interesuara për të reduktuar më tej emetimet e karbonit në të gjithë zinxhirët e furnizimit.

Wizz Air ka marrë pjesë në kërkimet e CDP që prej vitit 2021. CDP ka bazën më të madhe të të dhënave mjediore në botë. Vlerësimet e saj përdoren gjerësisht për të nxitur vendime mbi investimet dhe prokurimet drejt një ekonomie të qëndrueshme, elastike dhe me nivele zero të karbonit.

Yvonne Moynihan, Zyrtare e Korporatës dhe ESG në Wizz Air, nënvizoi: “Renditja me pikën B nga CDP është një dëshmi e punës së rëndësishme që Wizz Air ndërmerr për të menaxhuar ndikimin e saj në mjedis. Wizz Air operon me gjurmët më të ulëta të karbonit për pasagjer/km në botë[4] dhe ne ndihemi krenarë që mundëm të përmirësonim edhe renditjen tonë të CDP-së këtë vit, veçanërisht duke marrë parasysh që CDP i ka forcuar edhe më shumë kriteret e vlerësimit. Ne kemi një strategji mbresëlënëse për sa i përket qëndrueshmërisë mjedisore duke investuar vazhdimisht në teknologjitë më të fundit të avionëve dhe karburantit të qëndrueshëm. Ne gjithashtu jemi shumë të përkushtuar për të arritur objektivin tonë të reduktimit të niveleve të karbonit me 25% deri në vitin 2030”.


[1] Sipas CAPA – Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2023

[2] Bazuar në informacionet e fundit të bëra publike gjatë një periudhe 12 mujore (Ryanair, EasyJet). Për shkak të ndryshimeve të

periudhave të raportimit, shifrat dhe periudha kohore mund të mos jenë plotësisht të njëjta.

[3] Krahasuar me 57.2 gramë për pasagjer/km në F20 (1 prill, 2019 – 31 mars, 2020)

[4] Sipas CAPA – Centre for Aviation Awards for Excellence 2022-2023

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular