BallinaKronikeZbardhen përgjimet nga të arrestuarit e operacionit “Tempulli”, si bëhej pazari për...

Zbardhen përgjimet nga të arrestuarit e operacionit “Tempulli”, si bëhej pazari për shitjen e kokainës

Zbardhet dosja e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, për të arrestuarit e operacionit “Tempulli”, të cilët shisnin kokainë në zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.

tempulli

Në dosjen me përgjimet e zbardhura nga shit-blerja e kokainës, persona të autorizuar nga prokuroria gjenin lehtësisht kokainë, kryesisht në orët e darkës. Njëri nga të arrestuarit, Andi Alldervishi ka shitur doza me kokainë, rasti i cili është dokumentuar me video dhe audio. Më datë 13 nëntor 2023, rreth orës 22:25, në rrufën interurbane Tiranë-Elbasan, i ka shitur kokainë personit të autorizuar nga prokuroria, i koduar me emrin “Eri”. Madje në audio përgjimet, bëhen edhe pazare sesa do të shitej kokaina. Në datën 6 dhjetor 2023, rreth orës 23:40, në Bërzhite në Tiranë, personi i koduar si “Visi”, blen 0.4 gram kokainë nga 25 vjeçari Alldervishi.

Prokuroria kazbardhur të gjithë bisedën mes tij dhe disa personave të tjerë. Sipas dosjes së prokurorisë, personat e përfshirë me aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike, kokainë, heroinë dhe kanabis në Tiranë, bashkëpunonin me njëri tjetrën, kryesisht me metoda të ngjashme.

Për shitjen e kokainës, ata e siguronin nga lidhjet e tyre shoqërore, e ndanin në doza dhe e mbanin të fshehur brenda banesës së tyre. Dyshohet se bëhet fjalë për sasi të konsiderueshme, të cilën në shumë raste e shisnin edhe në doza të mëdha, në varësi të kërkesave. Drogën e shisnin duke komunikuar fizikisht me porositësit ose përmes telefonit celular. Vendet e takimit janë të ndryshme .

Në afërsi të banesave të tyre, ose shkojnë te vendi ku ndodhet blerësi, duke përdorur automjete të tyre, ose të marra me qira. Ata mbanin kontakte me anë të telefonit me ‘klientët’ e tyre, madje u përgjigjen edhe personave të panjohur, të cilët u prezantohen me anë lidhjeve të përbashkëta shoqërore

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular