BallinaOP EDRrëzuam bustin e diktatorit në 1991, në 33 vite ngritëm dhe po...

Rrëzuam bustin e diktatorit në 1991, në 33 vite ngritëm dhe po mbrojmë të gjallët

spot_img
spot_img

Nga Zabit Hysa

Historia në politikën shqiptare, me atë që vet ne si popull kemi bërë në këto 33 vite tranzicion është shumë e çuditshme dhe krejt ndryshe jo vetëm me vendet perëndimore por dhe vendet e rajonit. E gjithë klasa politike kudo ka ndryshuar, vetëm tek ne kemi të njëjtët xhaketa të cilët na premtuan demokracinë, Shqipërinë si Europa, dhe bashkimi me perëndimin dhe sot e kanë katandisur vendin si mos më keq ku shqiptarët ikin si në vitin 1990, kur as shpresë nuk ka më. Ajo çfarë ka ndodhur është krejt e kundërta e asaj që pritej. Shqiptarët gjetën guximin të ngrihen të rrëzojnë diktaturën dhe rrëzojnë bustin e diktatorit Enver Hoxha në vitin 1991, por për fatin e keq, për më shumë se tre dekada kemi mundur të ngremë dhe sot po mbrojmë bustet e gjalla. Kjo është fatkeqësi!
Siç duket demokracia ishte një fasadë sepse e kontrolluar nga komunistët kështu do të ndodhte. Që nga momenti ku turma e irrituar pas rrëzimit dhe tërheqjes së bustit dhe turrjes drejt bllokut u kthye nga ura e Lanës nga drejtuesit e PD së asaj kohe, duhet ta kuptonim që komunistët po përdornin çdo instrument për të mbajtur të padëmtuar veten.
E vërteta është që në këto 33 vite ish komunistët e shpërndarë nëpër partitë politike edhe të ashtuquajtura të djathta e kryesisht në PD mundën të mbrojnë njëri-tjetrin, ruajnë pozicionet në administratën publike, institucionet e pavarura apo dhe Parlamentin shqiptar thjesht në interesin e tyre dhe sojit të tyre pavarësisht ngjyrës së xhaketës nga jashtë, pasi brenda ka qenë krejt e kuqe!
E vërteta është që në partitë politike tonat është drejtuar me mentalitet komunist, liderët i kanë trajtuar formacionet politike si pronë të tyre. Ky është realiteti në PS dhe PD, por në partinë që kam besuar, e kam mbështetur, e kam votuar nuk duhej të ndodhte kjo që sot të ishte në përplasje për interesin e një individi kushdoqoftë ai.
Nuk mundet që të merret peng fati i një partie politike brenda së cilës kemi të gjithë aksionet tona sepse kemi investuar 33 vite vetëm e vetëm sepse tashmë ish lideri nuk ka më të njëjtat aksione dhe është shpallur i padëshiruar nga aleati ynë strategjik SHBA.
Në fakt mënyra se si ai e ka drejtuar PD ka qenë krejt komuniste. Të gjithë i mbajmë mend përplasjet e forta si dhe përjashtimet dhe tentativat për përjashtime më ulërima dhe duartrokitje në sallë tipike të ekzekutimeve të diktaturës. E në fakt nga ajo shkollë vinte dhe atë leksion do të demonstronte.
I qartë se do ta ndërtonte pushtetin në funksion të vetes dhe jo të krijimit të një partie të djathtë, ish lideri do të dhuronte karriera për njerëz të kapur. Do të kishte për ta dosje sigurimi, spiunimi, korrupsioni, por edhe nëse nuk do ti kishte do ti krijonte dhe do ti përdorte për sot, këtë ditë të vështirë për të. Një pjese njerëzish në PD ish kryetari iu ka ndryshuar jetën në 7 breza jo vetëm familjarisht por dhe me farefis e sot sigurisht që po i përdor si bunker antiamerikan në funksion të hallit të tij. Një pjese të mirë veçse iu ka shërbyer iu ka dhe dosje të cilat është gati të iua tund nëse ata nuk do të hedhin vallen e tij. Padyshim ka dhe demokratë që ende besojnë tek ai se me të ftohet megjithëse tashmë ato janë shumë pak sepse 14 maji ishte treguesi që nuk fitohet më me xhaketat e vjetra, të korruptuara dhe në përplasje me SHBA, Britaninë e Madhe dhe BE.

Apeli im sot është që fjalinë e ish ambasadores Yuri Kim që demokratët të distancohet nga nongrata sepse do të hanë bar duhet ta marrim seriozisht sepse është kjo kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sa jemi në kohë duhet të reagojmë dhe t’i bashkohemi PD dhe kryetarit Basha me qëllimin e vetëm fitoren e zgjedhjeve. E nëse kjo nuk ndodh vështirë do të jetë që demokratët të shohin pushtet përsa kohë aleatët na kërkojnë të ndryshojmë’.
Dhe së fundmi edhe në Maqedoni, Mal të Zi e Kosovë kanë ndryshuar disa herë liderët, vetëm në Shqipëri kemi Berishën, Metën dhe Ramën që duan të mbretërojnë. E nëse i pari ka pushtet absolut, dy të tjerët janë në përplasje me SHBA e veçanërisht Berisha që sot është edhe në arrest shtëpie. Kjo që po ndodh më demokratët është absurde. Në vitin 1991 u ngritëm të rrëzojmë bustet statujë në 1991, në 33 vite ngritëm dhe po mbrojmë të gjallët. Ndaj duhet të ndryshojmë për të fituar! Edhe PPSH gjeti guximin ta bëjë këtë gjë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular