BallinaAktualitet U vra nga vajza dhe u varros në kasollen e lopës! Kush...

 U vra nga vajza dhe u varros në kasollen e lopës! Kush është Pëllumb Meta, kryefamiljari që u gjet i vdekur sot pas 10 ditësh hetime

Fotoja e Pëllumb Metës, kryefamiljarit të vrarë nga vajza e tij është publikuar sot

Ai u vra nga vajza e tij Hygerta dhe më pas u varros në kasollen e lopës. Nuk dihet ende nëse ajo ka vepruar e vetme apo është ndihmuar nga nëna dhe dy vëllezërit të cilët janë vënë nën hetim.

19-vjeçarja Hygerta Meta, studente e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë ndërmori aktin e rëndë, pasi viktima donte ta fejonte pa dëshirën e saj

Janë ende të paqarta detajet se si ka ndodhur dinamika e ngjarjes dhe nëse ajo është ndihmuar nga nëna dhe vëllezërit e saj, të cilët janë vënë nën hetim dhe po merren në pyetje në polici.

Policët janë ende në kërkim të armës, të cilën nuk dihet ende se ku e ka hedhur e reja.

Dyshohet se viktima ishte një person autoritar dhe i rreptë në familje, edhe pse fqinjët e përshkruajnë të qetë dhe pozitiv.

Pas 10 ditësh hetime është gjetur trupi i pajetë i 50-vjeçarit Pëllumb Meta, ndërsa është  arrestuar 19-vjeçarja.

Më datë 13 shkurt rreth orës 22:30, njëri prej djemve, 25 vjeç ka denoncuar në polici se babi i tij është larguar nga banesa dhe kanë humbur kontaktet me të. Në datën 17 shkurt është bërë e mundur gjetja e automjetit të 50-vjeçarit, të parkuar në aksin rrugor Shënavlash-Sektor Rinia.

Nga hetimet, u zbulua se Pëllumb Meta nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë në banesën e tij. Vajza e tij 19-vjeçare Hygerta Meta, ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur.

Grupi i posaçëm hetimor po vijon hetimet e thelluara për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore, shtetas të tjerë të implikuar në këtë ngjarje. Trupi i tij është zhvarrosur dhe është transortuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular