Fëmijët i ekzekutuan burrin, vetë nën hetim, si vrau nëna e Blerina Metës në 2010-ën vjehrrën dhe plagosi bashkëshortin

0
274

Krimi në Shënavlash të Durrësit, ku fëmijët bashkëpunuan me njëri-tjetrin për të vrarë babanë, nxjerr në pah dhe një tjetër ngjarje kriminale që lidhet me këtë familje.

Mësohet se nëna e Blerina Metës, bashkëshortja e Pëllumb Metës, vrau vite më parë vjehrrën e saj dhe plagosi burrin.

Ngjarja ndodhi në maj të vitit 2010 në Kurbin. Pas një sherri në familje, Sanije Tuga mori armën dhe qëlloi me breshëri mbi vjehrrën e saj Beharen dhe burrin e saj, Bajftjarin, duke lënë të vdekur në vend të moshuarën dhe plagosi rëndë burrin. Pasi bëri 6 vite burg, mësohet se Sanije Tuga ishte kthyer sërish në familjen e burrit të saj.