Hungaria jep “dritën jeshile”, Parlamenti ratifikon anëtarësimin e Suedisë në NATO 

0
225

Parlamenti i Hungarisë ka ratifikuar ofertën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, duke pastruar pengesën e fundit të madhe për anëtarësimin.

Hungarinë ishte shteti i fundit nga 31 anëtarët që ratifikuan pranimin e Suedisë në aleancë.

Kryeministri suedez Ulf Kristersson u shpreh më herët gjatë ditës se “sot është një ditë historike” kur homologu i tij hungarez Viktor Orban konfirmoi se Parlamenti në Hungari do të miratonte kërkesën e Stokholmit.

“Parlamentet e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s kanë votuar tani në favor të pranimit të Suedisë në NATO. Suedia është e gatshme të marrë përgjegjësinë e saj për sigurinë euroatlantike”, u shpreh ai.