BallinaKronikePërfshihet nga flakët një servis automjetesh! Ja çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët një servis automjetesh! Ja çfarë dyshohet

Një servis automjetesh në fshatin Shtoj i Ri në Shkodër është përfshirë nga flakët.

Zjarri në servisin në pronësi të 38-vjeçarit me iniciale G. P., ka rënë rreth orës 05:35. Dyshohet se është shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Si pasojë e flakëve janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin brenda servisit dhe pjesërisht një automjet.

Njoftimi i policisë.

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 05:35, në një servis automjetesh në fshatin Shtoj i Ri, në pronësi te shtetasit G. P., 38 vjeç, ka rënë zjarr, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.

Si pasojë e rënies së zjarrit janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarrit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular