BallinaEkonomiTransferimi i mbetjeve, ndryshon procedura, aplikimet do bëhen online

Transferimi i mbetjeve, ndryshon procedura, aplikimet do bëhen online

spot_img
spot_img

Subjektet që kërkojnë miratim për transferimin apo eksportin e mbetjeve të rrezikshme ose jo të rrezikshme do të merren online, në një përpjekje për të shkurtuar burokracinë.

Një projektvendim i ndryshuar dhe i nxjerrë për konsultim nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka në thelb pikërisht këtë aspekt.

Sipas relacionit që shoqëron ndryshimet nënvizohet se tashmë aplikimet nga subjektet do të kryhen përmes portalit të shërbimeve qeveritare e-Albania.

“Ofrimi i shërbimit online nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania”, do të ketë efekte pozitive që lidhen kryesisht me lehtësimin e procedurës për aplikim dhe me shkurtimin e afateve për pajisjen me autorizim, uljen e afateve të përpunimit dhe procesimit të kërkesës për aplikimin e pajisjes me kod unik dhe raportimet e transferimeve të mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme online.

Konkretisht, nëpërmjet këtij projektvendimi do të realizohet raportimi online i transfertave të mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme, duke ndikuar pozitivisht në raportimin e të dhënave në kohë reale dhe pa kosto për subjektin; ulja e afateve të pajisjes me Kod Unik të subjekteve të cilët kryejnë grumbullim, krijim dhe transport të mbetjeve të rrezikshme dhe jo të rrezikshme.” nënvizon relacioni.

Në një sqarim më të zgjeruar relacioni sjell në vëmendje se ndryshimet e bëra në nenin 2 parashikojnë shtesa dhe ndryshime në vendimin nr. 641, datë 1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të cilat lidhen me saktësimin e aktit të miratimit të Katalogut Shqiptar të Mbetjeve, dorëzimin e kërkesës së aplikimit nga subjekti nëpërmjet portalit unik qeveritar “e-Albania” si dhe rregullimi i procedurës së hedhjes nëpërmjet sistemit të dokumenteve të nevojshme, për pajisjen me autorizim të eksporteve të mbetjeve të rrezikshme.

“Po ashtu është parashikuar që të dhënat e ruajtura sipas pikës 23, të vendimit, të raportohen në ministri dhe në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, çdo 6 (gjashtë) muaj gjatë afatit të autorizimit, nëpërmjet sistemit elektronik, i cili duhet të jetë i nënshkruar nga personi fizik/juridik.

Raportimi i të dhënave të ruajtura sipas afatit të autorizimit, përbën kusht për shqyrtimin e aplikimit pasardhës. Ministria krijon Regjistrin Kombëtar të Eksportit të Mbetjeve për eksportin dhe tranzitin e mbetjeve. Formati i regjistrit dhe mënyra e administrimit të tij miratohen me urdhër të ministrit” thuhet në dokument.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular