BallinaKultureAriana Grande do të këndojë me gjyshen e saj në albumin e...

Ariana Grande do të këndojë me gjyshen e saj në albumin e ri

Ariana Grande është gati të publikojë brenda pak ditësh albumin e saj të ri “ Eternal Sunshine ”, ku do të përfshihet edhe një këngë me gjyshen.

Ylli amerikan i popit, i cili luan si ‘Glinda’ në adaptimin e ardhshëm filmik të muzikalit skenik ‘Wicked’, do të publikojë LP-në e saj të re më 8 mars.

Aktorja dhe këngëtarja tregoi se albumi përfshin 13 këngë.

Ndër këngët e paralajmëruara është edhe një ‘single’ që ajo këndon me gjyshen e saj, Ordinary Things (Feat Nonna).

Ariana Grande, e cila është me origjinë italiane, ka një gjyshe 98-vjeçare të quajtur Marjorie me të cilën fotografohet shpesh.

“Eternal Sunshine” pason albumin e yllit të pop-it në 2020, “Positions”, i cili u publikua në një edicion luksoz vitin e ardhshëm me këngë shtesë, duke përfshirë këngën Test Drive.

Ariana Grande do të këndojë me gjyshen e saj në albumin e ri
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular