Fshatin Stan Karbunar ku jetonin dy viktimat Roland dhe Lidio Hoxha e ka pllakosur zija.
Mes lotësh dhe me fjalët që nuk i gjejnë dot, ata rrëfejnë se familja e tyre ishte e përsosur dhe të dy ishin tepër punëtorë.
“Jemi habitur! Jashtë mase e rëndë. Ishte i përsosur, ky që u vra dhe i biri. Djali ishte punëtore, ta thërrisje vinte të ndihmonte”
“Ishin familje shkëlqyer, burrë e grua dhe tre fëmijë që ka. Ishin familje, nuk di ça të them, nuk kam fjalë të flas”
“Tërë jetën me vinç ka punuar i ati” “Unë qëllova në Lushnjë e dëgjova shpërthimin. Nuk kam fjalë të flas”- tregojnë fqinjët. Top Channel