BallinaPolitikeRisia nga Forumi i Gruas së PD, shkolla politike “Sabiha Kasimati”, Jupi:...

Risia nga Forumi i Gruas së PD, shkolla politike “Sabiha Kasimati”, Jupi: Vizioni politik i PD është “politika për njerëzit”

Në një postim në profilin e saj në rrjetin social facebook, Sekretarja për Gruan në PD, Taulanda Jupi, bën të ditur hapjen e Shkollës Politike “Sabiha Kasimati” që do të ofrojë edukim dhe aftësim politik për gratë dhe vajzat e një gjenerate të re të Forumit të Gruas në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Përmes këtij projekti synojmë të përmirësojmë njohuritë dhe kapacitetet e grave dhe vajzave në politikë ose të atyre që hyjnë në politikë, të zhvillojmë dhe forcojmë individualitetet e tyre për të forcuar rolin e tyre në shoqëri dhe jetën publike.” – shkruan Jupi.

Postimi i Sekretares për Gruan në PD, Taulanda Jupi:

Me pasion, energji dhe vizion të ri drejt së ardhmes vjen Shkolla Politike “Sabiha Kasimati”.

Misioni i Shkollës Politike “Sabiha Kasimati” është të ofrojë edukim dhe aftësim politik për gratë dhe vajzat e një gjenerate të re të Forumit të Gruas në Partinë Demokratike të Shqipërisë në një bazë teorike dhe aftësi praktike, mbështetur nga partneri ynë kryesor WDF (Westminster Foundation for Democracy, nën këshillimin e çmuar të NDI (National Democratic Institution)

Përmes këtij projekti synojmë të përmirësojmë njohuritë dhe kapacitetet e grave dhe vajzave në politikë ose të atyre që hyjnë në politikë, të zhvillojmë dhe forcojmë individualitetet e tyre për të forcuar rolin e tyre në shoqëri dhe jetën publike.

Sekretariati i Gruas në Partinë Demokratike të Shqipërisë është i përkushtuar fort në inkurajimin e pjesëmarrjes së grave në politikë, jo vetëm si një përfitim politik, por edhe si një vlerë e shtuar shoqërore për një vendimmarrje politike më të drejtë, për një shoqëri më të mirë.

Vizioni politik i Partisë Demokratike është “politika për njerëzit” dhe ky vizion nuk mund të arrihet nëse nuk kemi një përfaqësim të drejtë dhe cilësor të grave dhe vajzave në poltike dhe vendimmarrje.

Pavarësisht sfidave, është e rëndësishme që gratë të vazhdojnë të marrin pjesë në politikë.

Prof.asc.Taulanda Jupi
Sekretare për Gruan
Partia Demokratike e Shqipërisë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular