BallinaLifestyle“Tani fillon lufta”- Erjola Doçi u eliminua, por rifutet në BBVIP me...

“Tani fillon lufta”- Erjola Doçi u eliminua, por rifutet në BBVIP me biletë fati! Një banor tjetër largohet përfundimisht nga shtëpia! Dy konkurrentë të rinj pjesë e lojës

Dinamika të reja kanë ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP.  Spektaklin e kaluar, Erjola Doçi u eliminua, por bileta e fatit ishte në anën e saj.

Erjola rikthehet dhe njëherë në shtëpi, duke u bërë banorja e dytë që e bën këtë gjë pas Sara Gjordenit.

“Më vjen inat sepse Ilnisa më tha se sot fillon lufta. Tani ta shohim lojën”, ishin fjalët e saj studio përpara se të rikthehej në shtëpi.

Ndërkohë nga ana tjetër, Fation Kuqari është banori i cili përfundimisht është larguar nga shtëpia e Big Brother. Shkak ka qenë debati me Meriton Mjekiqin, për të cilin Fationi  u shpreh se nëse ai nuk eleminohet do të dalë nga shtëpia.

“Unë kam marrë vendimin tim dhe nëse ai nuk do të dilte përgjatë këtij nominimi unë do të lija derën e kësaj shtëpie. Dhe e kam vendosur Ledjon, do të lë shtëpinë. Edhe t’i qëndroj fjalës time, por më shumë sepse unë i kam parë me sytë e mi disa gjëra. Normalisht në fund publiku vendos, por unë nuk jam dakord… Unë kam ndenjur sot shtrirë vetëm për të mos e parë dhe shkëmbyer me atë djalin. Ai nuk më tha thjesht bukurosh, por ishte “hë bukurosh…”, që tregon qartë se ishte provokim. Unë e kuptoj se jemi në një lojë në Big Brother, por që unë si Fation e kam vendosur. Prandaj prita edhe pjesën e eliminimit. Nëse nuk do të dilte ai, do të largohesha unë. S’ka të bëjë me atë, më shumë ka të bëjë me disa nga situatat e mija”, tha Fationi.Ndërkohë dy banore te tjere u bene pjese e lojes. Ata  janë Jetmir Salaj dhe Liam Mandiaro, të cilët kanë qenë pjesë e Bigut shume vite me pare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular