BallinaKryesoreVIDEO/“Oj Kosovë, oj nëna ime”- Shqiptari shkëlqen në “American Idol”! I riu...

VIDEO/“Oj Kosovë, oj nëna ime”- Shqiptari shkëlqen në “American Idol”! I riu prek jurinë me historinë e tij: Nuk takoj dot nënën e sëmurë! Mes lotëve këndon në shqip

Një shqiptar nga Kosova ka mahnitur me zërin e tij jurinë e konkursit “American Idol”, por njëkohësisht ka prekur me historinë e tij.

Prej  6 vitesh ai jeton në  Brooklyn  në SHBA dhe nuk takon dot nënën e sëmurë. Për shqiptarin, me emrin e artit Kim, kënga është shërim për shpirtin dhe ai po vazhdon pasionin e nënës së tij

“Mamaja ime tha që kur linda, që unë do bëhesha artist”, thotë ai.

Dy vite pas Kim lindi, nëna e tij u sëmur dhe ai nuk e ka dëgjuar dot më atë të këndojë. Të gjithë i thonë Kim se ka zërin e nënës së tij.

“Unë nuk e kufizoj veten, unë mund të këndoj gjithçka. Ashtu si do të këndoja ëhitney Houston”, tha ai.

Mes lotëve ai ka kënduar edhe këngën  “Oj Kosovë, oj nëna ime’, ndërsa një përshëndetje pati edhe për nënën e tij. Kim ka kaluar fazën e parë të American Idol, duke u vlerësuar si një talent i madh i muzikës.

Kur ai i pa për herë të parë jurinë tha: “Më dukej si një ëndërr, por kisha shumë nevojë që dikush të më godiste një shuplakë,” tha ai. “Ishte padyshim diçka që më bëri të ndihesha i gjallë sepse kisha nevojë për të pas kaq shumë vitesh luftë, më bëri të ndihem mirë”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular