BallinaOP EDBota në rrugë të mbarë … drejt katastrofës/Nga Erl Kodra

Bota në rrugë të mbarë … drejt katastrofës/Nga Erl Kodra

Nga Erl Kodra

Esktremi i djathtë është kthyer në një mish-mash sa ideologjik, aq edhe kulturor; ku bashkëjetojnë konspiracionistët me sharlatanët e Tokës së Sheshtë, antiglobalistët me komunistët ekstremistë, anti-islamikët me islamin radikal, anti-semitët me kryqtarët mesjetar; ata flasin për sovranitet dhe sulmojnë e pushtojnë vende sovrane, ata ndërtojnë politika në emër të Zotit duke shkelur të drejtat e njeriut.

Ekstremistët e djathtë e kanë zgjedhur liderin e vet global, dhe ky është Vladimir Putin. Nga ana tjetër, Putin i bashkon të gjithë diktatorët nën një udhëheqje të fuqishme globale si Ali Khamenei, Kim Jong Un, Alexander Lukashenko dhe Xi Jinping, ndërsa ndjekësit e tij gjenden gjithandej nga kontinenti Amerikan, në Azi, Afrikë dhe Europë.

Objektivi i tyre është të shkatërrojnë botën që njohim, duke pretenduar se po mbrojnë vlerat e familjes nga kërcënimi që vjen nga liritë që po fitojnë personat me prirje të ndryshme seksuale, por ndërkohë, tolerojnë liderin e tyre global Vladimir Putin kur filloi luftën në shkallë të gjerë kundër Ukrainës – sepse me gjasë sipas tyre – Putin po mbron vlerat konservatore të familjes në Ukrainë.

Adhuruesit e Putin i gjenë në Shtetet e Bashkuara të mishëruara tek ish-Presidenti Donald Trump; një adhurues i vjetër dhe i flaktë i Presidentit rus, tek Presidenti i Argjentinës Javier Milei (i çmenduri që dilte në publik me një sharrë elektrike gjysëm lakuriq duke bërë show), tek ish-Presidenti i Brazilit Jair Messias Bolsonaro, tek Kryeministri i Hungarisë Viktor Orbán, tek Jimmie Åkesson, lideri i Demokratëve Suedez në Suedi, Marine Le Pen e Frontit Nacional në Francë, AFD në Gjermani dhe UKIP në Britaninë e Madhe. Ata e tolerojnë liderin e tyre global Vladimir Putin teksa zhvillon në Ukrainë një luftë të padrejtë dhe të paprovokuar kundër një vendi sovran, ndërkohë i mbyllin të dy sytë para faktit se aleatët strategjikë të Putinit janë Irani, Siria, Kina dhe Koreja e Veriut.

Ndërkohë që në të gjithë Europën ndihen ethet e luftës, Vladimir Putin kërcënon botën me armë bërthamore. Por aleatët dhe ndjekësit e presidentit rus në perëndim vazhdojnë ta mbështesin pa e prishur terezinë. Ata thjeshtë e adhurojnë liderin e Kremlinit ndërsa mban një fjalim të mbushur me kërcënime për mbarë njerëzimin në Dumën Ruse, ndërkohë që sapo ka vrarë në një burg afër rrethit arktik kritikun e tij më të madh Alexei Navalny.

“Ky djalë është një gjeni” – tha Donald Trump kur Vladimir Putin filloi sulmin në shkallë të gjerë më 24 Shkurt 2022, ndërkohë që nuk i bëri zemra të thoshte një fjalë të vetme për vrasjen e Alexei Navalny. “Unë do të ndaloj për 24 orë luftën Ukrainë” – thotë ish Presidenti Trump, duke shtuar “nëse zgjidhem President”.

Mish-mashi i të djathtëve ekstremë duket se e ka zhytur botën në një lloj kakofonie të frikshme, ku teoritë konspirative të përziera me injorancë dhe lajme të rreme që shumfishohen në rrjete sociale, ia ka dalë të krijojë një situatë shpërthyese rrotull botës. Demokracia në Shtetet e Bashkuara po komprementohet rëndë edhe nga ndërhyrjet e Rusisë, që kanë gjetur tek Donald Trump kllounin perfekt që po bën luftën ruse brenda SHBA-ve.

Nga ana tjetër, edhe demokratët amerikan kanë zgjedhur si “kalë beteje” presidentin aktual Joe Biden, një plak i shkretë në demencë të thellë.

Kështu bota duket në rrugë të mbarë “për të ikur për lesh”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular