BallinaAktualitetMinistri i Mbrojtjes, Niko Peleshi del nga Prokuroria e Posaçme pas 2...

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi del nga Prokuroria e Posaçme pas 2 orë e gjysmë marrje në pyetje! Çfarë deklaroi para kamerave

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas 2 orë e gjysmë marrje në pyetje.

Peleshi nuk ka preferuar te flase gjate per mediat, nderkohe qe pas kembenguljes se gazetareve eshte shprehur se eshte thirrur ne SPAK: “Për arsye të pozicionit të punës”.

Nje tjeter pyetje qe iu drejtua nga gazetaret ishte dhe per ceshtjen e inceneratorve, por Niko Peleshi ka refuzuar te pergjigjet.

Kreu i dikasterit te Mbrojtjes është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 09:50 të mëngjesit të së martës (5 mars). Mësohet se ai ishte marrë një fletëthirrje për t’u paraqitur në SPAK në orën 10:00.

Panorama.al ka siguruar pamjet e momentit kur ai mbërrin i vetëm në institucion dhe futet brenda ambienteve të organit hetues.

Kjo është hera e parë që ministri Peleshi paraqitet në SPAK. Niko Peleshi ka mbajtur edhe detyrën e zv.kryeministrit në periudhën 2013-2017. Ndërsa në periudhën shtator 2017-janar 2019 ka shërbyer si ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular