BallinaAktualitetSPAK ka kërkuar 2.6 vite burg, GJKKO vendos sot për fatin e...

SPAK ka kërkuar 2.6 vite burg, GJKKO vendos sot për fatin e Fredi Belerit! Togat e zeza tërhiqen për të marrë vendim

Gjykata e Posaçme do të vendosë sot (5 mars) për fatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri i cili akuzohet për blerje votash.

Togat e zeza raportohet se janë tërhequr për të marrë vendimin mbi Fredi Belerin dhe mikun e tij, Pandeli Kokaveshi.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kërkuar 2.6 vite burg për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës. Ndërsa për Kokaveshin ka kërkuar dënimin me 2 vite burg, të konvertuar në 4 vite shërbim prove, shkak të problemeve shëndetësore.

Fredi Beleri dhe Pandeli Kokaveshi ndodhen në qeli prej 12 Majit 2023, të akuzuar për blerje votash.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular