BallinaAktualitetArtur Zheji: Gazment Bardhi dhe të tjerët i bënë nder Bashës që...

Artur Zheji: Gazment Bardhi dhe të tjerët i bënë nder Bashës që shkuan te Berisha

Analisti Artur Zheji, duke komentuar distancimin e Lulzim Bashës, tha se ai ndoshta po pret që të krijohet një kohë e re politike dhe të shpalosë një gjë të re. Ai thotë se deputetët që i bashkohen Berishës nuk e kanë iluzionin pët të marrë pushtetin e PD-së dhe së vetëm i bëjnë nder Lulzim Bashës.

Nga ana tjetër, Minxhozi theksoi se është e pamundur që të ketë negociata mes grupimeve për sa kohë nuk zgjidhet çështja e vulës.

Pjesë nga diskutimi:

Artur Zheji: Këta të moderuarit, të cilët i brumosi Basha në tetë vite udhëheqje të PD, shkojnë tek doktori. Këta kuptohet që nuk janë për një rrugë të gjatë politike, duke shkuar kundër vullnetit të SHBA. Këta mendojnë se kanë një zgjedhje pragmatiste për të qenë te lista e 2025 për t’i vjedhur ndonjë votë doktorit dhe për të kontrabanduar deputetët dhe më pas të bëjnë biznesin e tyre politik. Nuk mendoj se kanë iluzionin për të marrë pushtetin brenda PD. Bashës i është bërë një nder që këta persona që ngelën pa parti, tani shkuan tek Foltorja.

Skënder Minxhozi: Pa u ndarë çështja e stemës në gjykatë, kjo negociatë është e pamundur edhe të përfytyrohet se si do të ishte. Do të kishte një mundësi negocimi për afrimin e Bashës me Foltoren ose për largimin e tij definitiv në varësi të vendimit që do të marrë gjykata. Kur këto dy palë kanë një kontest kaq të rëndësishëm si çështja e simboleve. Puna është se nëse shkon stema te Rithemelimi, aty ku janë votat është edhe flamuri i partisë. Nëse shkon te Basha, do të kemi votat këtej dhe flamurin e PD andej.

Sokol Balla: Në momentin që negocion me doktorin, do të ndajë të njëjtin fat me doktorin.

Artur Zheji: Ai e ndau njëherë këtë fat, e ndau kur ishte shumë i fuqishëm. Mjafton të mos e përjashtonte nga grupi, do të ishte një tjetër histori e gjitha.

Sokol Balla: Sot zoti Basha është ‘anemik’ në politikë. Lëvizjet e tij shpeshherë janë inkoherente, të çuditshme.

Artur Zheji: Nëse bënte akte të stilit të vet të emancipuar politik, do të konsideroheshin sikur nuk është kjo opozita. Thyerja e karrigeve, kapja dhe shkulja e mikrofonit duket si akt opozitar, por është kot. Basha ndoshta po pret që të krijohet një kohë e re politike. Them që është çështje kohe që ai do të shpalosë diçka tjetër.

Skënder Minxhozi: S’e ka për problem që t’i lërë zgjedhjet. Kur nuk do, nuk futet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular