BallinaAktualitetVIDEO/Plas sherri pas ndarjes, Elia Zaharia dhe Leka denoncojnë njëri -tjetrin për...

VIDEO/Plas sherri pas ndarjes, Elia Zaharia dhe Leka denoncojnë njëri -tjetrin për dhunë

Princ Leka është sulmuar pasditen e 5 marsit nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. Kështu thuhet në një dneoncim të tij në polici. Mësohet se Leka ka shkuar për të takuar vajzën e cila jeton me mamanë e saj, por aty është përballur fillimisht me ofendimet e ish-vjehrrit dhe me pas me dhune fizike ndaj tij. Nën kërcënimin verbal dhe fizik, Leka është detyruar të largohet për të shmangur këtë moment të pakëndshëm që po ndodhte në sy të vajzes së tij 3 vjeçare. Menjëherë pas kësaj përplasje fizike, Leka ka shkuar në komisariat, ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Gjithashtu Leka është paraqitur edhe ne ambientet e spitalit ‘Nënë Tereza’ për të marrë ndihmën mjekësore, shoqëruar dhe me kartën përkatëse.

Padi në polici ndërkohë ka ngritur edhe Elia Zaharia ndaj ish-bashkëshortit të saj.

Pamjet që shihni më poshtë janë të momentit kur Elia Zaharia sulmon Princ Lekën. Është ky i fundit ai që ka xhiruar momentin, kur Zaharia e godet duke i thënë “Të rrahësh ti babain tim”.

Debati:

Elia Zaharia: Ti të prekësh me dorë prindin tim, që të ka mbajtur me bukë.

Princ Leka: Nuk kam prekur me dorë gjë fare

Elia Zaharia: Ti ke prekur babin tim, i ke gjuajtur babit tim. 70 vjeç babi im. I ke gjuajtur babit tim 70 vjeç.

Gjergji Zaharia: Elia, Elia (tenton ta ndalojë)

Elia Zaharia: I ke gjuajtur babit tim, të preksh ti me dorë babin tim

Princ Leka: Auu

Elia Zaharia: Unë do të çoj në gjyq ty. O i pashkollë. Diplomat i ke falsifikuar

Gjergji Zaharia: Elia, Elia

Elia Zaharia: Ti i ke thënë shtetit shqiptar se ke bërë shkollë, je i pashkollë, ke vetëm 4 klasë shkollë.

Gjergji Zaharia: Elia

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular