BallinaLifestyle“Kam patur shumë njerëz në jetën time, por tani jam single”- Moderatorja...

“Kam patur shumë njerëz në jetën time, por tani jam single”- Moderatorja rrëfen ndarjen nga ish i dashuri: Ende s’ka ardhur i duhuri

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Enxhi Nasufi, ka folur për jetën e saj personale, teksa tregoi për një lidhje të gjatë që tashmë ka përfunduar.

Moderatorja shtoi më pas se ende nuk ka ardhur personi i duhur në jetën e saj. “Unë kam patur në jetën time njerëz shumë të mirë, por tani jam ‘single’. Të shohim. Nuk ka dalë akoma princi i kaltër. Lidhja që lashë pas është shumë e rëndësishme, rritesh shumë, kupton shumë gjëra. Nuk kam tendencën për të mos i besuar njerëzve që vijnë në jetën time, referuar edhe djemve. E thashë që nuk ka ardhur akoma ajo që duhet të vijë”.

Enxhi tha se para se të niste spektakli Dancing With The Stars ka shkëputur një marrëdhënie 7 vjeçare me një person shumë të rëndësishëm në jetën e saj.Më tej ajo tregoi se krahas moderimit, muzikës e kërcimit së fundmi, ka dëshirë të provojë dhe aktrimin.

“Unë kam pasur disa momente të vështira, mund t’i quajmë dhe të errëta, të përjetuara në jetën time. Një moment i vështirë ka qenë ankthi shumë i fortë që e kam përjetuar shumë dhe më ka ndryshuar jetën. Përpara ‘Dancing With The Stars’ kam pasur një ndarje me një person shumë të rëndësishëm të jetës sime, pas 7-vitesh. Kështu që ty të ndryshon jeta, ndryshon rutinën dhe gjërat duken sikur nisin nga fillimi. Por, duke qenë se unë besoj se gjërat ndodhin për një arsye, kjo më ka dhënë shtysën më të madhe për të fuqizuar veten time, e ndarë nga çdo njeri tjetër. Ai nuk është më pjesë e jetës sime, por është djalë shumë i mirë dhe i uroj gjithë të mirat. Unë e di që më sheh me shumë krenari”, tha moderatorja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular