BallinaSportVIDEO/ Ekspert i penalltive me Koniasporin, Cikalleshi realizon dy herë, një me...

VIDEO/ Ekspert i penalltive me Koniasporin, Cikalleshi realizon dy herë, një me panenka

Pas Rei Manajt, ishte radha e Sokol Cikalleshit të shënonte në kampionatin turk ditën e sotme. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi dy gola me Koniasporin, që po luan në fushën e vet kundër Adana Demirspor.

Edhe këtë herë goleadori kavajas shënoi nga pika e bardhë. Ishte minuta e shtatë kur Konya fitoi një penallti, të cilën sulmuesi kuqezi e shndërroi në gol. I dhjeti sezonal në kampionat për 32-vjeçarin.

GOLI I PARE I CIKALLESHIT

Por bomberi shqiptar nuk u ndal me kaq. Pasi miqtë barazuan rezultatin, ai sërish ktheu në avantazh skuadrën e tij dhe përsëri e bën nga pika e bardhë, por kësaj here me panenka.

GOLI I DYTE I CIKALLESHIT

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular