BallinaAktualitetE TRISHTË/ Kishte pësuar vetëm 1 humbje në karrierë, vritet me armë...

E TRISHTË/ Kishte pësuar vetëm 1 humbje në karrierë, vritet me armë boksieri shqipta

Lajm i trishtë vjen nga Gjermania! Boksieri shqiptar, Besar Nimani, është vrarë të shtunën në mbrëmje në Bielefeld. Ngjarja e trishtë është konfirmuar dhe nga familjarët e të ndjerit. 

Siç kanë raportuar mediat në Gjermani bazuar në deklarimet e dëshmitarëve, 38-vjeçari është qëlluar sapo ka dalë nga një restorant. Sipas “Bild”, vdekja e boksierit është konstatuar në vend të ngjarjes.Deri tani, autoritetet gjermane nuk kanë arrestuar të dyshuarin/it. 

Raportohet se ndaj tij kishte pasur sulm edhe në vitin 2013. Nimani në karrierën e tij si boksier ka garuar në kategorinë supervelter. Ka pasur 27 meçe, nga të cilat 26 fitore dhe një humbje. Nuk ka qenë aktiv që nga viti 2019. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular