BallinaAktualitetPublikohen fotot/ Këta janë dy autorët e dyshuar që vranë boksierin shqiptar...

Publikohen fotot/ Këta janë dy autorët e dyshuar që vranë boksierin shqiptar në Gjermani

Dy ditë pas vrasjes së boksierit nga Kosova, Besar Nimani janë publikuar edhe fotot e dy autorëve të dyshuar.

Mediat raportojnë se bëhet fjalë për shtetasit Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt. Sipas medias gjermane Presseportal, Prokuroria publike e Bielefeldit dhe policia po u kërkojnë ndihmë qytetarëve që të gjejnë dy 33 vjeçarët të dyshuar për vrasjen e boksierit, Besar Nimani. “Ayman Dawoud Kirit dhe Hüseyin Akkurt dyshohet se kanë qëlluar në rrugë një 38-vjeçar nga Bielefeld të shtunën, 9 mars 2024”, shkruan Presseportal. Personat e dyshuar për vrasjen e boksierit nga Mitrovica janë ende në arrati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular