BallinaBotaAnaliza e DW: Kancelari Olaf Scholz nën presion lidhur me raketat Taurus!...

Analiza e DW: Kancelari Olaf Scholz nën presion lidhur me raketat Taurus! Refuzon t’i dërgojë në Ukrainë

spot_img
spot_img

Disa politikanë të koalicionit qeverisës bashkë me kristiandemokratët në opozitë kërkojnë furnizimin e Ukrainës me raketat Taurus. Scholz vazhdon ta refuzojë këtë. A mund ta humbasë mbështetjen kancelari në Bundestag?

“Unë jam kancelari, dhe prandaj kjo vlen.” Olaf Scholz tha një fjalë pushteti. Ai e refuzon dërgimin në Ukrainë të raketave gjermane me rreze veprimi 500. Ai beson, se këto armë mund të përdoren vetëm me bashkëveprimin e ushtarëve gjermane dhe kjo mund ta involvonte Gjermaninë në luftë. Edhe gjatë një seance pyetjesh në parlament ai përsëriti lidhur me Taurus: “Ky është kufiri, që unë si kancelar nuk dua ta kaloj.”

Por fjala e tij e pushtetit duket se nuk ka efekt. Sepse kancelarit po i largohen edhe disa nga njerëzit e vet lidhur me çështjen e furnizimit të raketave Taurus: Politikanë të koalicionit të tij me socialdemokratët, ekologjistët dhe liberal-demokratët (FDP) janë duke bashkëpunuar me opozitën kristiandemokrate/kristiansociale (CDU/CSU).

Politikani i të gjelbërve, Anton Hofreiter shkruan tani bashkë me ekspertin e CDU-së për politikën e jashtme, Norbert Röttgen në një artikull me ftesë të gazetës “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Në artikull ata akuzojnë Scholz-in për një qëndrim “defensiv katastrofal” si dhe për deklarim të rremë. Kur kancelari pretendon, se furnzimi i raketave Taurus e bën Gjermaninë palë në luftë, kjo është “gabim faktikisht dhe juridikisht”.

Të distancuar në radhët e ekologjistëve dhe FDP-së

Eshtë një goditje e fortë për kancelarin të lexojë diçka të tillë nga njerëzit e koalicionit të qeverisë së tij. Por mund të ketë edhe të tjerë që po distancohen. Unioni konservator CDU dhe CSU në shkurt parashtroi kërkesën në Bundestag për furnizimin e Ukrainës me raketat Taurus, por dështoi me këtë kërkesë. Atëherë nga deputetët e koalicionit qeveriatr vetëm politikania e FDP-së, eksperte për politikën e mbrojtjes Marie-Agnes Strack-Zimmermann votoi me opozitën.

Tani konservatorët duan ta paraqesin sërish kërkesën në parlament dhe shpresojnë për më shumë mbështetje. Strack-Zimmermann sidoqoftë do të votojë sërish bashkë me opozitën konservatore. Anton Hofreiter pavarësisht se është shprehur kundër kancelarit, ende nuk e ka vendosur se si do të votojë. Ministrja e Jashtme nga partia ekologjiste, Annalena Baerbock vazhdimisht ka lënë të kuptohet, se është për furnizimin e këtyre raketave në Ukrainë.

Sulme të ashpra të CDU-së

Ndërkaq Ukraina ushtarakisht po ndihet në pozicion gjithnjë e më të vështirë. E kjo ka pasoja ndaj Gjermanisë, mendon politikani për çështjet e sigurisë në partinë CDU, Roderich Kiesewetter: “Duhet të jetë e qartë: Nëse Putin nuk ndalet në Ukrainë, atëherë rritet masivisht rreziku i luftës për të gjithë ne!”, i tha Kiesewetter gegenüber DW-së.

Kiesewetter nuk i pranon ‘rezervat e shprehura‘ nga Scholz duke i quajtur ato si “Arsye të rreme”: “Çfarë qendron vërtetë pas kësaj? Ose ai trdmbet nga disinformimi rus, ose nuk do ta bëjë që Ukraina të fitojë luftën, por do të negocojë me Putinin një diktat për një paqe të rreme” – një akuzë kjo, që Scholz e hedh poshtë me vendosmëri.

Ideja për një zinxhir këmbimi

Edhe partnerët e Gjermanisë po përpiqen që të influencojnë tek kancelari dhe t’ia largojnë atij rezervat ndaj furnizimit të raketave Taurus. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tërheq vëmendjen në kontekstin e debatit Taurus: “Këtu bën pjesë edhe ndihma ushtarake e shteteve të NATO-s për Ukrainën. Ai e përshëndet furnizimin me raketat e tipit Storm Shadow dhe Scalp nga Britania e Madhe dhe Franca. Megjithatë këto raketa kanë një rreze më të ulët veprimi krahasuar me Taurus.

Si kompromis ministri i Jashtëm britanik David Cameron së fundi propozoi një shkëmbim të tërthortë. Sipas këtij sistemi Britania e Madhe do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me Storm Shadow dhe vetë mund të blejë sistemet Taurus. Për ministren e Jashtme Annalena Baerbock ky mund të ishte “një opcion”. Edhe të tjerë politikanë nga radhët e ekologjistëve me sa duket duan një deklaratë të përbashkët për këtë sistem të tërthortë furnizimi.

Një ish-gjeneral i del në krah Scholz-it

Esdhe një furnizim të tërthortë Scholz deri tani e refuzon. Disa spekulojnë, se Scholz druan për zgjedhjet e ardhshme ndaj dëshiron të prezantohet si kancelari i paqes. “Maturia nuk është diçka që mund ta përkufizosh si dobësi, por maturia është pretendimi që kanë qytetaret dhe qytetarët”, tha Scholz-i gjatë seancës me pyetje në Bundestag.

Ndërkaq mbështetje vjen nga një ish-gjeneral i Ushtrisë Gjermane. Helmut Ganser ankohet në një analizë për “Gazeta për politikën dhe shoqërinë ndërkombëtare”, se nuk mendohen aspak pasojat e përdorimit të raketave Taurus. Qëllimi më i rëndësishëm, mendon Ganser, do të ishte ura e rëndësishme strategjike Kerç, prej nga pjesa kontinentale ruse furnizon Krimenë dhe të gjithë frontin jugor në luftën e Ukrainës.” Jo vetëm Moska, por (…) edhe në nivel ndërkombëtar shkatërrimi i urës konsiderohet si një aftësi gjermane.

Por shkatërrimi i urës nuk do ta përmiqëronte dukshëm situatën në Ukrainë, tërheq vëmendjen ish-gjenerali Ganser. Ai paralajmëron për “rreziqe të pakalkulueshme. Ish-gjenerali mbështet kancelarin me refuzimin e tij, “sepse Gjermania në këtë mënyrë mund të tërhiqej thellë në një zonë gri si një pjesëmarrëse në luftë”.

Autoriteti i Scholz-it pëson krisje

Pavarësisht se ka që distancohen prej kancelarit, nuk është aspak e qartë, se si do të mund ta arrijë kancelari shumicën për këtë kërkesë në Bundestag. Socialdemokratët janë qartazi në mbështetje të Scholz-it. Partia E Majta dhe populistët e djathtë të AfD-së nuk do të donin të ndihmonin fare Kievin dhe madje do të preferonin ta mbështesnin Scholz-in. Pra nëse kancelari do të gjente mbështetje nga këto parti, kjo do të ishte çështje delikate politikisht. Edhe në popullsi kancelari ka një shumicë që e mbështesin. Sipas anketimeve të fundit një shumicë prej 61 të të anketuarve e refuzojnë dërgimin e raketave Taurus në Ukrainë.

Marrëveshja e koalicionit qeverisës përcakton qartë, se partitë në koalicion duhet të tregojnë besueshmëri.

Duket se kryetarët e grupeve parlamentare të FDP-së dhe ekologjistëve lenë të kuptohet, se i kushtojnë rëndësi kursit të disiplinës së deputetëve të tyre. Por kjo nuk përjashton ndonjë shkëputje. Por sidoqoftë kjo çështje ka bërë që kancelarit t’i bjerë autoriteti./DW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular