BallinaKronikeArrestohet kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi

Arrestohet kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi

Është vendosur në pranga kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi. Kreu i ARRSH-së u vendos në pranga mbrëmjen e së mërkurës (13 Mars) disa orë pasi doli nga zyra, me urdhër të Gjykatës së Posaçme pasi ndaj tij janë ngritur akuzat për pastrim parash dhe korrupsion.

Ndërkohë disa ditë më parë agjentët e SPAK dhe BKH i bastisën banesën, ku iu sekuestruan një sërë sendesh personale si celularë, laptop dhe dokumente. Kujtojmë që Evis Berberi është një ndër drejtuesit e afërt të ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikes, Belinda Balluku.

Berberi u emërua në krye të ARRSH në qershor të vitit 2021, ku zendesoi në këtë detyrë, Ergys Vjerdhon, edhe ky i fundit nën hetim nga SPAK për dyshime se është përfshirë në afera korruptive.

Kujtojmë që emisioni “Vetting” zbuloi disa ditë më parë, aferat në të cilat është përfshirë Berberi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular