BallinaOP EDDita e Verës në Dibër, ritualet dhe domethënia e tyre

Dita e Verës në Dibër, ritualet dhe domethënia e tyre

spot_img
spot_img

Nga Halil Teodori
Festimet e kësaj dite në Dibër fillojnë dy javë përpara, ku djemtë e rinj gjatë ditës shkojnë në mal dhe presin dëllinja, të cilat i sjellin në fshat, për të formuar një ose më shumë mullarë.

Këta mullarë me dëllinja vendosen kryesisht në pika më të larta të fshatit, në mënyrë që zjarri të jetë sa më i lartë duke u bërë konkurrencë të dukshme fshatrave të tjerë për rreth.

Kur, Dielli ulet dal nga dal nga horizonti duke u zëvendësuar nga hëna, të rinjtë afrohen rreth mullarëve të dëllinjave, dhe presin momentin që ti vënë zjarrin. Sapo zjarri ndizet, djemtë gjuajnë me bahe (është mjet i trashëguar brez pas brezi dhe që bëhet në mënyrë artizanale, e cila hedh prej një distance relativisht të largët gurë që kanë përmasa mesatare) për të larguar dhe vrarë të keqen, në mënyrë që pranvera të jetë më reshje të bollshme, për siguruar të korra të mira me shumë “bereqet”, nga të cilat do të krijohen rezerva të bollshme për të kaluar periudhën e gjatë të dimrit.

Kurse, vajzat këndojnë rapsodi të trashëguara dhe të transmetuara brez pas brezi që i kushtohen “Ditës së Verës”. Ky ritual vazhdon deri me datë “14 mars”. Me “14 mars” në mëngjes vendoset një garë e pashpallur kush zgjohet më shpejt në mëngjes (sipas traditës ai që zgjohet më vonë do ti shkoj i gjithë viti në të shumtë në kohës në gjumë), familjet që zgjohen më vonë zakonisht kanë edhe një ndëshkim simbolik, ju mbyllet nga jashtë dera e shtëpisë.

Pasi zgjohen, të rinjtë dalin për te mbledhur lule si kukreka, lulethane, shelgje etj, të cilat i vënë mbi portën hyrëse si dhe brenda shtëpisë. Kurse vajzat ziejnë vezët, dhe i ngjyrosin me mozaikun e ngjyrave. Vezët rroken mes të rinjve me fitimas (që do të thotë se ai që ka vezën me të fortë ja fiton dhe ja merr ati që i thyhet). Këto ngjarje ndodhin zakonisht në një livadh ose në qendër të fshatit, ku përveç këtyre riteve bëhen edhe mjaft lorja të tjera si : “Kala Dibrane”, mundje mes djemve të rinj e etj. Gjatë paradites nënat përgatisin drekën e bollshme, ku një vend të veçante zë flija (gatim tradicional kryesisht i zonës së Dibrës). Pas drekës, njerëzit dalin për vizita tek të afërmit.

Kështu mbyllet festimi i Ditës Verës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular