BallinaKronikeGrabitet argjendaria në Tiranë, dyshohet se u vodhën bizhuteri me vlerë rreth...

Grabitet argjendaria në Tiranë, dyshohet se u vodhën bizhuteri me vlerë rreth 10 mln lekë! Detajet

Një agjendari është grabitur gjatë natës në rrugën e Dibrës në kryeqytet. Dyshohet se grabitësit kanë marrë bizhuteri me vlerë rreth 10 mln lekë të vjetra. Sipas uniformave blu, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur disa aksesorë floriri, në argjendarinë e shtetases me iniciale S. K.

“Më datë 14.03.2024, në Rrugën e Dibrës, gjatë natës, persona ende të paidentifikuar, kanë vjedhur disa aksesorë floriri, në argjendarinë e shtetases S. K. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes”, raporton policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular