Nga Armend Gjana
Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, është i përbërë nga tre grupe deputetësh që e dominojnë atë, të cilët janë: mercenarët, luftëtarët ose guximtarët dhe Intelektualët!
Mercenarët, detyrimishtë janë rritur me zemëratë e uri…dhe vdesin të tillë, sepse nuk pranojnë dot arsyen dhe nuk kanë logjikë! A ka parlamenti i ynë, mercenarë?! Sa të duash! Vetëm po të nisemi nga akuzat që i kanë bërë njëri-tjetrit ata, gjë e cila është e turpshme t’i përmendim dhe ti rikujtojmë! Meqë në Parlamentin tonë, e pranojmë të gjithë njëzëri, që ka shumë mercenarë, atëherë edhe qeveria që drejton vendin aktualisht ka pasë dhe ka plot të të tillë në përbërjen e saj! Këtë gjë e shohim dhe e hasim përditë vetë ne, por dhe organet e drejtësisë se re, kanë prangosur dhe po prangosin përditë të tillë! Këta mercenarë të paskrupullt i kanë detyruar dhe po i detyrojnë shqiptarët e denjë dhe të urtë të marrin arratinë e të largohen përgjithmonë nga vendi i tyre, vendi i Shqipeve!
Luftëtarët ose guximtarët, detyrimishtë, ky grup deputetësh janë rritur me parimin: se kur janë mirë të gjithë, atëherë jam mirë dhe unë, e nuk pyesin për interesat e tyre personale! Unë sa e njoh…e ndjekur jetën politike dhe parlamentare të vendit në këto 33 vite demokraci, vetëm tre deputetë më rezultojnë të tillë: i pari është Azem Hajdari, që po të rishohësh ose të rikujtojmë veprimet e tij politike, kombëtare dhe fjalimet e tij në parlamentin e vendit, të japin një të vërtetë të pakontestueshme se ai ishte një guximtar dhe luftëtar i pamposhtur për të drejtën dhe të vërtetën! I dyti, është Pjetër Arbnori, ku me qëndrimet e tij, me fjalimet e tij në parlament dhe në jetën politike të tij, me 28 vite burg politik mbi supet e tij, me grevën e urisë në moshë të thyer në ambientet e parlametit, ku mbahet mend ‘Amendamenti Arbnori’ të japin të kuptosh fare qartë se ‘Mandela i Ballkanit’ ishte njëhkosisht guximtarë dhe luftëtar deri ne vdekje për të drejtën dhe të vërtetën! I treti është Lulzim Basha, po të shohësh aktivitetin e tij parlamentar por dhe poltik, me kujdes kupton shumë gjëra, unë do të veçoja fjalën e tij në parlamentin e Shqipërisë, ku për aktorët politik dominant në vend këto 33 vite demokraci, përdori në lidhje me to dhe për to direkt, termin ‘Trekëndëshi i Bermudës’ ku për mendimin tim është fjalim historik për vendin e do ngelet ne histori si i veçantë dhe e dyta është deklarata e tij, ku tha: se Partia Demokratike do të kërkojë hapjen e dosjeve për zbulimin e agjentëve KGB-së sovjetike dhe UDB-së jugosllave në Tiranë dhe në të gjithë vendin! Gjë të cilën nuk e ka bërë kush që nga viti 1944 dhe këto dy fjalë të tij, por me qindra të tjera të japin të kuptosh fare qartë se ai është një guximtarë dhe luftëtarë i paepur për të mirën vendit dhe të kombit!
Intelektualë dhe zyrtarë, detyrimishtë që këta janë me gishta të dorës në këtë përbërjen e parlamentit aktual, unë nuk do të përmendë emra por po them që kësaj legjislature të këtij kuvendi në përbërjen e tij i mungojnë emra të tillë si: Dritëro Agolli, Visar Zhiti, Marku Marku, Ben Blushi, Rexhep Uka, Halim Kosova…etj..etj! Ju do të pyesni a është intelektual z. BASHA? Unë ju them PO, më shumë se ç’duhet! Ju do thoni të dashur miq, se duke qenë dhe luftëtar e guximtar por dhe intelektual e zyrtar, a do ta fitoj këtë betejë, z. BASHA? Unë ju them me gojën plot që PO! Ju me të drejtë do të pyesni se sa do zgjasë kjo ‘betejë’ sepse nuk po shohim gjëkundi fitore?! Unë ju them do zgjasë dhe pak sepse nuk do gjakderdhje dhe plagë të reja për kombin dhe vendin si 97-ta! Ju do thoni, nëse ia del dhe fiton betejën z. BASHA, a do ta rishkruajë Historinë? Unë ju them që padiskutim PO, do t’a rishkruaj Historinë, nga e para! Zoti, ia shtoftë luftëtarët dhe intelektualët vendin tonë🇦🇱✌️ të dashur miq!