BallinaPolitike“Jemi në një proces për të rienergjizuar çdo qelizë të organizmit të...

“Jemi në një proces për të rienergjizuar çdo qelizë të organizmit të PS-së”- Rama nga Vlora: Kemi bërë progres në disa sektorë, por ende jo mjaftueshëm

Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme (15 mars) një takim me strukturat e Partisë Socialiste në qytetin e Vlorës, ku ka prezantuar edhe prefektin e ri, Vangjel Tavon.

Rama tha se PS ka nisur një proces për rienergjizimin e çdo qelize të organizmit të saj, që të fuqizohet dhe të bëhet garante e progresit që është nisur.

Ai shtoi se progres është bërë në ekonomi, drejtësi e sektorë të tjerë, por ende jo mjaftueshëm.

Sipas tij Vlora është një vend ka janë marrë rezultati në dukje të larta, por në fakt nuk kanë marrë asnjëherë atë që mund të marrin.

Rama: Jemi në një proces gjithëpërfshirës në të gjithë territorin për të rienergjizuar çdo qelizë të organizmit të PS. Cdo organizatë duke konsideruar një sërë problemesh të mbartura dhe duke konsideruar një domosdoshmëri që PS të ripërtërihet, fuqizohet dhe të bëhet garantë edhe me e fortë e progresit që ne kemi nisur.

E rëndësishme është të kuptohet në të gjithë, dhe në radhë të parë të kuptohet nga drejtuesit dhe përfaqësuesit në nivele, deputetësh e anëtarësh të asamblesë dhe të tjerë, që rëndësia e PS dhe roli i PS janë shumë të lidhura me ecurinë pozitive ose jo të vetë vendit.

E rëndësishme t kuptohet që sot vendi është në një fazë të re, pasi ka bërë progres në cdo drejtim është në nevojën për të garantuar që ky progres do të vazhdojë.

Kemi bërë progres në ekonomi, por nëse ekonomia është më mirë se cdo herë tjetër, progresi është i pamjaftueshëm. Duhet ta fuqizojmë ekonominë dhe të bëjmë gjërat e duhura në sektorët ku e dimë shumë mirë që ka një potencial për të marrë më shumë të ardhura.

Ne kemi  bërë një progres me drejtësinë, por dimë mirë se nëse sot drejtësia ka dalë nga kontrolli i pushtetit ekzekutiv është një premisë që ajo të kthehet në një sistem që garanton drejtësi për të gjithë dhe është larg së qeni ku mund të konsiderohet një progres i sigurtë.

Qoft ekonomia, drejtësia apo pozicioni ndërkombëtar i vendit, mund të bien sërish në një statuskuo, që do të ishte një kthim mbrapa, sepse tjerët ecin përpara, ndaj duhet një PS e fortë dhe e vetëdijshme për peshën e saj.

Në cdo cep të Shqipërisë mund të marrim shembuj për progresin dhe për rrezikun që progresi të mos vazhdojë si duhet.

Vlora është një nga pikat ku shembujt progresit janë të shumta, por është edhe një nga pikat që mund të shihet se sa shumë ka për të humbur nëse PS nuk është në lartësinë e detyrës.

Nëse Vlora është një vend ku ne kemi marrë rezultate që në dukje janë të larta, në fakt Vlora është një vend ku ne nuk kemi marrë asnjëherë rezultatin që mund të marrim.

Në Vlorë, trëndafili fiton vet. Cështja nuk është fitojmë apo jo, cështja është se cfarë bëjmë me fitoren.

Na duhet që bëjmë më shumë, shumë më shumë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular