BallinaPolitike“Kundërshtari ynë, i dërmuar”- Rama në Asamblenë e PS: U tejkaluan objektivat...

“Kundërshtari ynë, i dërmuar”- Rama në Asamblenë e PS: U tejkaluan objektivat për anëtarësimet e reja! Ja kush janë dy qëllimet tona!

Edi Rama:  Procesi i rienergjizimit të partisë ka prekur cdo organizatë socialiste. Dua të përgëzoj sekretarin e përgjithshëm, Blendi Klosi, që futi mekanizmin dixhital te informimit dhe frymën mes qarqeve për të tejkaluar objektivat e anëtarësimeve. Sot numërojmë 29 mijë e 225 anëtarësime të reja. Kjo shifër është domethënëse për të gjithë, për të parë potencialin e madh të rritjes së forcës tonë politike. Le të mos ndalemi këtu, por të vendosim dy objektiva të reja. 50 mijë anëtarë të rinj deri në kongresin e qershorit të këtij viti. Të gjithë e keni parë se sa shumë gatishmëri dhe me sa shumë lehtësi janë tejkaluar objektivat. Kjo për një arsye, nuk kemi pritur që njerëzit të vijnë tek ne, por kemi shkuar ne tek ata. E dyta rishikimin e përbërjes të cdo organizatë. Burra e gra të cdo moshe, sa me e përfaqësuar zona në përbërje të organizatës aq më e fortë do jetë lidhja e PS me atë zonë.

vijon

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular