BallinaOP EDHalil Teodori: Anëtarësimet e reja në PS, mobilizim për të monopolizuar Shqipërinë!

Halil Teodori: Anëtarësimet e reja në PS, mobilizim për të monopolizuar Shqipërinë!

Nga Halil Teodori

Fushatë e frikshme anëtarësimesh në radhët e Partisë Socialiste. Shifra befasuese tregohen në tabelën përmbledhëse të bërë prezent sot në Asamblenë Kombëtare të PS. Ndërkohë që Partia Demokratike vijon mes përpjekjes së dështuara të riorganizohet me kryetarin e saj historik, Sali Berisha në arrest shtëpie, akuzat e çoroditura të Bashës dhe tentativat e disa eksponentëve të saj për të themeluar PD-të e reja nga radhët e PD, socialistët shtrëngojnë radhët.

Vetë kryeministri, Edi Rama tha sot në Asamblenë Kombëtare PS të zhvilluar në Durrës se “në regjistrin dixhaital të anëtarësisë socialiste ka 29225 anëtarësime të reja. Është domethënëse për të gjithë”, vijoi Rama, “për të parë në pasqyrën e re të anëtarësisë së çdo qarku, potencialin e madh të rritjes sonë politike, shtrirjes së saj në çdo lagje, në vendbanim, nga qendra në skajet e çdo bashkie, dhe thellimin e influencës se saj ne zemrat dhe mendjen e shqiptareve. Të vendosim sot dy objektiva të reja, 50 mijë anëtarë të rinj deri në kongresin e qershorit të këtij viti.”

Ky mobilizim i PS për të rritur radhët e anëtarësisë, është një paralajmërim i frikshëm i kalimit në monizëm. Nëse sot Rama ka në dorë të gjitha pushtet, tani ai po shfaq hapur pretendimet të ketë në parti gjithë rininë shqiptare dhe jo vetëm. Sepse vetëm duke qenë anëtar i PS, rinia mund të ketë shanse meritokracie. Vetëm duke qenë pjesë e PS dhe strukturave të saja partiake dhe politike, çdo i ri dhe e re, investon për të ardhmen, me më efikasitet se sa nëpërmjet rezultateve në shkollë apo ngritjen profesionale.

Dukshëm vihet re gjithashtu, se të gjithë i kanë rënë hiles, por më shumë se ata që duke u anëtarësuar në PS do të kenë mundësi nesër-pasnesër për një vend punë, apo një privilegj, i ka bërë hesapet vetë Partia Socialiste, e cila rigjenerimin dhe ristrukturimin e saj e sheh te prurjet e reja, siç është e gatshme ta pranojë se baza socialiste, të vjetrit e forumeve dhe celulave partiake, janë tabani kryesor ku PS mbështet pretendimet për të zgjatur jetën në pushtet.

Partia Demokratike ende nuk dihet se çfarë mësimesh ka nxjerrë dhe pretendon të nxjerrë nga kjo manovër e PS, por ajo për të cilën demokratët e gjithë fraksioneve të PD, duhet të bindin veten dhe çdo fanatik të saj se sa më vonë që të gjendet një gjuhë e përbashkët, sa më shpejt të jetë e mundur bashkimi, aq më mirë do të jetë për të si parti, por edhe për opozitën në përgjithësi. Sa më vonë të hidhet ky hap nga demokratët, sa më largpamës të jenë pretendentët e zotërimit të PD, aq, aq më e pamundur do të jetë e ardhmja e kësaj partie, aq më i afërt është rikthimi i monizmit në Shqipëri.

Ajo që socialistët e kanë etiketuar si “Përtëritja e Partisë Socialiste” është futja e Shqipërisë në një fazë të re zhvillimesh politike, ku roli i PS-së pozicionohet më fuqishëm në pretendimet e saja, ndërsa faktori opozitë rrezikon të degradojë deri në asgjësim total. Kjo situatë nuk do të ndryshojë hartën e synimeve elektorale të PS-së dhe pretendimet e saj për ta veshur në rozë gjithë Shqipërinë, por do të forcojë pozitat e saja në ish-bastionet demokrate, si Shkodra.

Le të presim dhe të shohim se çfarë antidoti do të përdorë PD për t’iu kundërvënë PS-së që po fuqizon radhët e saj me të rinj e të reja, duke siguruar kështu një afat të pacaktuar të shtrirjes së saj të qëndrimit në pushtet.

Me gjasë, pak ka gjasë që diçka të ndodhë në PD-në e bërë copa-copa, gjithsesi, shpresa vdes e fundit.

Anëtarësimet e reja në PS, mobilizim për të monopolizuar Shqipërinë!

Nga halil teodori

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular