BallinaAktualitetÇ’me duhet telekomanda,- kot !

Ç’me duhet telekomanda,- kot !

Nga Xhim Meneshi
Eh, s’ka ç’me duhet ma, as telekomanda , as televizori. Ky objekt i ardhur si magji e i shumëpritur, tash është kthyer në mallkim. Mbaj telekomandën ne dorë duke kërkuar një kanal TV-je që mund t’a shoh pa dhimbje koke, por jo askund, veç propogandë shpifsirash kundër nesh, kundër popullit te thjeshte, që hap sytë nese dikush kujtohet për ta. Gjithekush në shërbim te një tjetri, askush ne mendimet e veprimet e tij s’kujton ata qe i kane votuar ose thenë shkurt  pazarhesapi; çfarë fitoj tani, po ma vonë çfare fitoj? Po fillon llogaria me shitjet ne ajer ne Durres, tek Sazani i famshem i Trampit familjarisht. Po harrohet Beqaj, Ahmeti, Damiani me termetin e tij, Heeej sa ka per te numeruar dallavere pas dallaverje, vjedhje pas vjedhje, krim pas krimi. Deri kur? Mendoj se deri atehere kur populli te zgjohet nga gjumi i embel partiak, por te mendoje per femijet e tij e jo per partine qe e genjen nga mengjesi ne darke, sepse naten jane te zene me pazaret e tyre. Kur do kuptoni o Popull?

Po mire kush po i ndihmon kete shtrese politike 34 vjecare qe ta mbajne nen zap kete popull te shumevuajtur? Kush ben propogande ne emer te politikes vjeter?

Mendoj se mediat ne Shqiperi jane ekstremisht kunder interesave te popullit shqiptar, jane vene ne sherbim te pronave te pronareve te tyre dhe pushtetit e ishpushtetit.

A t’ju jap disa shembuj qe te kuptoni hallin tim se jam bere te hedh TV-ne ne plehra.

Klan, do te thote:” bythen nga pushteti e koken tek opozita”, sory per shprehjen. Interseat e ketij mediumi jane te njohura, e mori 50 ha tokë bashke me ndertimet e ishkinostudios me 1Euro dhe sot eshte sherbetor i dy kalorseve. Topi, hahahah gjithkush e di se tani eshte koha tyre, mos na luani se jemi ku duhet te jemi. Me 13 janar te ketij viti u vra Pali tek dera e Topit, a keni degjuar me per viktimen e shkrete? Po policia a e gjeti kush qelloi kunder Topit te Vjollces, Grides, Ledionit te shkrete qe e lene ne kembe gjithe naten te nxjerr buken? Sigurisht qeveria e di, por pupulli jo. News 24, o zoti madh, Irfani qe ne kohen e Ilirit mori miliona pasuri kombetare pa asnje leke tani duhet ti sherbeje. Leri disa kanale ujrash te zeza si syri, abc, euro-news, etj gjirize interesash qe mbajne ere kerme. Keto jane mediat qe ne TV im ka. A jeni ju te kënaqur kur dalin aty turlilloj monstrash dhe na gënjejnë sy per sy?

Keshtu pra, nuk me hyn me ne pune as televizori, as telekomanda. Kur dëgjoj ndonjë fjale nga SPAK hapi veshët se mos ndoshta diçka do beje vaki, megjithëse kërmilli ecën, por shume ngadalë. Dashtë zoti ka zot edhe per popullin me te varfër te planetit.

Kush don TV free!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular