BallinaKulture8 Marsi/“Credins Bank” mbështeti aktivitetet me moton “Muza je ti”. U çel...

8 Marsi/“Credins Bank” mbështeti aktivitetet me moton “Muza je ti”. U çel dhe ekspozita me punime nga artistet gra

Credins bank çel ekspozitën më të re “Gjendje”, dedikuar gruas më 8 mars në ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Veprat të cilat janë mundësuar nga galeria “Kalo”, janë realizuar nga 4 artiste shqiptare të njohura, Lumturi Blloshmi, Adriana Puleshi, Merita Selimi dhe Dea Tili të cilat janë vlerësuar nga kritika shqiptare dhe ajo e huaj.

Ekspozita u shoqërua edhe me një ceremoni të kuruar bukur, ku drejtoresha e marketingut Valbona Guri, theksoi rëndësinë e çeljes së kësaj ekspozite, punimet së cilës nxjerrin në pah rolin dhe rëndësinë e gruas në shoqërinë

Në punët e ekspozuara spikat individualiteti artistik i artisteve. Përmes harmonisë së tonaliteteve të ndryshme në ngjyra, pasqyrohet brishtësia dhe forca, tipare këto që mishërohen gjerësisht në figurën e gruas, por edhe vlera të tjera që ajo mbart në vetvete.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular