BallinaSportE turpshme ajo që ndodh në Armeni, flamuri i Kosovës u vendos...

E turpshme ajo që ndodh në Armeni, flamuri i Kosovës u vendos mbrapsht në uniformat e lojtarëve të tyre!

Kombëtarja e Kosovës po luan sot ndeshjen miqësore ndaj Armenisë në Jerevan. Ky është edhe testi i i parë i trajnerit të ri të Kosovës, Francesko Foda.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e tifozëve përpara fillimit të ndeshjes ka qenë fakti se në fanellat e lojtarëve të skuadrës së Armenisë, ku si në çdo fanellë për ndeshje ndërkombëtare vendosen dy flamujt e shtateve respektiv, ai i Kosovës është vendosur mbrapsht.

Një imazh që duket në momentin kur kamera është afruar gjatë ceremonisë së himneve përpara takimit, një gabim, me qëllim apo jo, për momentin po bëhet hit në rrjetet sociale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular