BallinaAktualitetFalën dializën dhe laboratorët që lidhen me Spitalin Amerikan, Preçi: Kjo e...

Falën dializën dhe laboratorët që lidhen me Spitalin Amerikan, Preçi: Kjo e dëmton opozitën

spot_img
spot_img

Parlamenti miratoi me 95 vota pro dhe 1 abstenim nga socialisti Erjon Braçe ngritjen e komisionit për hetimin e dy koncesioneve në shëndetësi, të sterilizimit dhe check-upit.

Ndryshe nga kërkesa e para gjashtë muajve Rithemelimi ka lënë jashtë hetimit parlamentar dy koncesionet e tjera në shëndetësi të Dializës dhe Laboratorëve, të dyja të lidhura me biznesmenin e Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu dhe të gjetur me shkelje nga Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Nuk ka transparencë dhe asnjë arsyetim nga deputetët për këtë vendim të dyshimtë, pasi në kërkesën e para 6 muajve për ngritjen e komisionit hetimore përfshiheshin te 4 koncesionet në shëndetësi dhe si indicie për hetim citohej raporti i KLSH për abuzimet në koncesionin e dializës dhe laboratorëve që i kushtojnë shqiptarëve 28 milionë euro në vit nga taksat e tyre. Sipas ekspertëve, lënia jashtë prej Rithemelimit të këtyre koncesioneve të kapura me shkelje nga KLSH dëmton rëndë integritetin e deputetëve opozitarë.

Raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë evidentuar problematikën serioze në 4 koncesionet, rritjen e kostove të shërbimeve specifike, mungesë konkurrence dhe përfshirje të operatorëve ekonomik pa përvojë e mjaftueshme. Praktikisht është rritur kosto e këtyre shërbimeve publike të përcjella në duar private të zgjedhura në mënyrë klienteliste nga qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë”-shprehet Zef Preçi.

Hetimi parlamentar për koncesionin e sterilizimit mbi të cilin Gjykata e Posaçme është pranë dhënies së vendimit dhe lënia jashtë e koncesioneve të tjera mbi të cilat ende nuk është hedhur dritë krijon akoma më shumë dyshime për drejtuesit e Rithemelimit.

Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular