BallinaShow Bizz“Kam nisur kimioterapinë!”, Princesha Kate Midleton diagnostikohet me kancer

“Kam nisur kimioterapinë!”, Princesha Kate Midleton diagnostikohet me kancer

Lajm tronditës vjen për Princeshën e Uellsit, Kate Midleton. Kjo e fundit ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur trajtimin me kimioterapi. Në një deklaratë me video, Kate thotë se diagnoza ishte një “goditje e madhe” pas një “periudhe të vështirë” të disa muajve.

Por ajo dërgoi një mesazh pozitiv, duke thënë: “Jam mirë dhe po forcohem çdo ditë.”. Detajet e kancerit nuk janë bërë publike, por Pallati Mbretëror thotë se është i bindur se princesha do të ketë një shërim të plotë.
“Testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte prezent. Ekipi im mjekësor më këshilloi që të nis një kurs të kimioterapisë parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të këtij trajtimi,” sqaroi Kate.

Katerina tha se rikuperimi nga operacioni mori kohë dhe tani prioriteti është familja e saj. “William dhe unë kemi bërë gjithçka që kemi mundur për të menaxhuar këtë situatë në mënyrë private për hir të familjes sonë të re.”. Princesha shtoi: “Na është dashur kohë për t’i shpjeguar gjithçka Xhorxhit, Charlotës dhe Luisit në një mënyrë të përshtatshme për ta.”, ndërsa e mbyll mesazhin e saj me faktin se;  ka nevojë për disa kohë, hapësirë dhe privatësi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular