BallinaBotaVIDEO/ Sulmi me armë në sallën e koncertit në Moskë, 40 të...

VIDEO/ Sulmi me armë në sallën e koncertit në Moskë, 40 të vdekur dhe 100 të plagosur. Njerëzit të alarmuar vrapojnë të shpëtojnë jetën!

Detaje të reja janë mësuar nga sulmi me armë në një sallë koncertesh në Moskë të Rusisë. Mediat e huaja shkruajnë se numri i të vrarëve ka shkuar në 40 persona ndërsa 100 të tjerë raportohet të jenë plagosur.

https://bd0f73e39274fa0d67bbc3dc1d48df39.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Ekipet speciale ruse kanë mbërritur në vendngjarje ku u raportua se 3 persona të armatosur kishin hapur zjarr ndaj të pranishmëve.

Në momentin e sulmit qindra persona që ishin të pranishëm në sallën e koncerteve u evakuuan, ndërsa çatia e godinës është djegur dhe rrezikon të shembet ndërkohë që brenda ka ende njerëz.

Autorët e armatosur, kanë hedhur granatë mes të pranishmëve të cilët të alarmuar kanë vrapuaqr për të dalë nga salla.

Në pamjet e publikuara në rrjetin social “X” shihet teksa një prej të pranishmëve regjistron momentin e sulmit të rëndë.

Më 7 mars të kaluar, ambasada amerikane në Moskë paralajmëroi për sulme të mundshme terroriste brenda 48 orëve, veçanërisht në vendet e mbushura me koncerte.

Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular