BallinaSportNjë gol vendos pjesën e parë, Kili udhëheq ndaj Shqipërisë

Një gol vendos pjesën e parë, Kili udhëheq ndaj Shqipërisë

Shqipëri 0-1 Kili

Shqipëria po bëhet gati për premierën e Euro 2024. Kuqezinjtë luajnë sonte në orën 20.45 miqësoren ndaj Kilit, në Stadio Ennio Tardini (Parma). Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare. Trajneri i Kombëtares, Sylvinho ka shuar të gjitha dilemat sa i takon rreshtimit.

Për të dy përfaqësueset, kjo është përballja e tyre e parë direkte në histori. Në Parma do të jenë mbi 13 mijë tifozë, që do të ndjekin nga afër ndeshjen. Kjo nuk është e vetmja miqësore në muajin mars, pasi pas disa ditësh do të masim forcat me Suedinë në “Friends Arena”.

SHQIPËRIA: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti, Mihaj, Hysaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Seferi, Asani, Manaj.

KILI: Bravo, Isla, Diaz, Licnovski, Suazo, Etceverria, Nunez, Osorio, Sanchez, Davila, Vargas.

Minutë pas minute:

45- Mbyllet fraksioni.

22- Asani provon nga distanca, pa rezultat. Sfera shkon larg portës.

20-Gol. Kili në epërsi, goditje e bukur nga Vargas, topi shkon në rrjetë!

10- Manaj nuk përfiton pas një gabimi të mbrojtes kiliane. Mundësi e mirë.

5- Minuta të qeta, skuadrat studiojnë njëra-tjetrën. Iniciativa kuqezi nga krahët, bllokohet aksioni.

1- Nis ndeshja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular