BallinaSport“Të dëgjoja zhurmën e 75 mijë tifozëve…”, Asllani kujton golin e parë...

“Të dëgjoja zhurmën e 75 mijë tifozëve…”, Asllani kujton golin e parë me Interin: Ishte vërtet e papërshkrueshme

Mesfushori shqiptar i Interit, Kristjan Asllani, i intervistuar nga portali VTrend, ka folur për hapat e tij të parë në botën e futbollit dhe për emocionet pas golit të parë me fanellën e zikaltërve, në atë ndeshje ndaj Xhenoas.

“Unë jam rritur në Buti dhe atje kam gjuajtur topin për herë të parë. Si fëmijë kam qenë gjithmonë në rrugë duke luajtur me topin, të gjithë në Buti më njihnin për këtë. Unë kam një marrëdhënie të mirë me familjen time.Emocioni i golit të parë në San Siro? Të dëgjoja zhurmën e 75 mijë tifozëve, duke parë dashurinë e djemve në fushë dhe atyre në pankinë që erdhën për të më përqafuar, ishte e pabesueshme. Ishte vërtet një emocion i papërshkrueshëm. Për gati dy vjet tek Inter nuk kisha shënuar ende dhe kjo më rëndoi pak. Kur pashë topin të shkonte në portë, nuk kuptoja më asgjë: ishte vërtet e papërshkrueshme” – u shpreh Asllani. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular