Arrestimi i Jorgo Goros, Basha: Këta paskan boshatisur peshoren dhe i zoti ska parë aagjë?! Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni ka vetëm një emër, Edi Rama
Dmth këta të gjithë paskan ngrënë mollë, kumbulla e dardhë, paskan boshatis të gjithë pemtoren dhe i zoti s’paska parë asgjë?! A ka shqiptarë që e beson këtë?! Sigurisht që jo.
Arkitekti i kësaj masakre korrupsioni, nga koncesionet, tenderat e deri tek pasuritë publike, tokat e shqiptarëve, ka vetëm një emër, Edi Rama.
Të gjitha lidhjet të çojnë tek ai. Hetimi i thelluar dhe pa kursyer askënd është e vetmja rrugë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për suksesin e luftës kundër korrupsionit.
Inkurojmë dhe mbështesim pa asnjë rezervë SPAK-un në këtë betejë jetike për vendin.