BallinaAktualitetArrestohet me urdhër të SPAK kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro....

Arrestohet me urdhër të SPAK kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro. Në pranga edhe një person tjetër, ndërsa 3 janë lënë në arrest shtëpie

Me urdhër të SPAK, është vënë në pranga, kryetari aktual i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

Në pranga raportohet se kanë përfunduar edhe 4 persona të tjerë.

Raportohet se arrestimi i tij ka ardhur pas një kallëzimi nga ana e Fredi Belerit.

Kujtojmë se Goro mbeti në detyrë si kryebashkiak i Himarës edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit ndaj Fredi Belerit, i cili u dënua së fundmi për shitblerje votash.

Sakaq, raportohet se arrestimet lidhen me statusin e investimit strategjik të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Punëve të Jashtme Olta Xhaçka.

Nga ana tjetër Mihallaq Bonjaku, i cili pretendonte se i ishte vjedhur prona, ose më saktë një pjesë të pronës mbi të cilën Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres Xhaçka, ishte shpallur investitor strategjik dhe kishte nisur ndërtimin e resortit luksoz. Ai tregon se prona e tij ishte rrethuar dhe nuk lejohej të hynte në të.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular