BallinaSport“E rëndësishme është vera”, Broja pas kthimit: Nuk luajtëm mirë, në Europian...

“E rëndësishme është vera”, Broja pas kthimit: Nuk luajtëm mirë, në Europian do jetë e vështirë sepse…

Armando Broja mendon se pavarësisht ndeshjes së dobët të Shqipërisë sot, e rëndësishme ishte që skuadra të shkojë e përgatitur në Europian.

“Më duket se ishim pak pa fat sot, të them të drejtën nuk kemi luajtur mirë. Ata ishin më të fortë, presing i mirë e të tjera. Por jemi të bashkuar si ekip, kemi dy muaj deri të Europiani, po përgatitemi për të dhe e dimë që këto miqësore janë të vështira. Kemi edhe Suedinë përpara dhe e dimë që do të jetë e vështirë se këta kanë shkuar në Botërorë e Europiane, po luajmë që të bëhemi gati për Europianin. Unë për vete isha i kënaqur se tifozët më kanë dhënë një gjë të bukur dhe u kënaqa që munda të kthehesha pas një viti e gjysmë.

Në kombëtare duhet të kesh sulmuesit më të mirë, më në formë. E di që jam në një moment jashtë forme, kam rikuperuar nga një dëmtim i madh dhe më duhen më shumë minuta që të bëhem gati. Por avash-avash po bëhem më mirë, po rikuperohem,. Jam me ekipin dhe po shkoj mirë në stërvitje me trajnerin dhe çunat. E di që kemi humbur sot, por gjëja e rëndësishme është në verë, kemi diçka të madhe përpara

Unë luaj futboll pa presion që i vogël, për mua është kthim nga një dëmtim. Për mua është e rëndësishme të rikuperohem mirë dhe të kuptohem me të gjithë çunat pas një viti e gjysmë jashtë. Për Europianin do të jetë e vështirë, do të shkojnë ata që janë më në formë dhe ata që do të bëjnë mirë te klubi. Këtu më pritën shumë mirë, më kanë pritur shumë mirë. I njoh të gjithë, nuk kisha parë disa të rinj. Por janë miqësore dhe trajneri do të shohë lojtarë që nuk i ka parë. Unë kam një vit e gjysmë, nuk kam luajtur me trajnerin e ri dhe stafin. Por është e bukur që mund të kuptohemi me trajnerin, stafin e lojtarët e rinj, si ekip,. Gjërat më të mëdha janë në verë.

Të them të drejtën me veten, në trupin tim, ndjehem mirë dhe po rikuperohem mirë. Po stërvitem më shumë. Sa më shumë luan, sa më shumë minuta e flet me trajnerin e flet me ekipin e stërvitesh, kuptohesh më mirë me veten e të gjithë. Unë po shkoj para, e di që duhet lënë mbrapa ky dëmtim. Por kam cilësi të miat për të përdorur në vazhdim”, tha Broja për “SuperSport” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular