BallinaLifestyleMes akuzave për dhunë dhe procedurave të divorcit me Elian Zaharinë, Princ...

Mes akuzave për dhunë dhe procedurave të divorcit me Elian Zaharinë, Princ Leka gjen “qetësinë” tek partnerja e re! Nga gjykata në krahët e Blerta Celibashit

Princ Leka dhe Elia Zaharia janë duke zhvilluar procesin e tyre të divorcit, ku interesi për këtë ndarje sa shkon e bëhet më i madh. Çifti ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ngjarjeve të fundit të ndodhura mes tyre dhe babait të Elias, Gjergj Zaharia.

Vetëm pak ditë më parë, ishte edhe gjyqi i tyre, ku sipas vendimit, Gjergj Zaharia do të qëndrojë 100 metra larg Princit dhe ambienteve të Oborrit Mbretëror për 1 vit.

Seanca e radhës u shty për në 27 mars. Por, kjo situatë kaq e ngarkuar nuk e ka ndikuar aspak lidhjen e Princit me fotografen 16 vite më të re. Në ditën që u mbajt gjyqi, çifti është fotografuar së bashku në rrugët e Tiranës, ku dhe ecnin të përqafuar.

Të pashqetësuar për sytë e kureshtarëve, apo për zhurmën që divorci i tij po sjell. Blerta dhe Princi duket se po jetojnë ditë të lumtura pranë njëri-tjetrit.

Rikujtojmë se disa ditë më parë, një video qarkulloi kudo nëpër rrjet, e cila u regjistrua nga vetë Princi, ku ish-bashkëshortja e tij, Elia, e qëllonte Princin duke pretenduar se ky i fundit kishte ushtruar dhunë mbi babain e saj, Gjergj Zaharian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular